Lajme
Kosovarit në Gjermani i vidhen 65 pëllumba, dëmtohet me mijëra euro
Fahri Memeti, i lindur në Kosovë, thotë se pëllumbat i përkasin racës kosovare, të njohur me emrin "Dynek", të cilët vlejnë deri në 500 euro secili
Hajdutët kanë vjedhur pothuajse të gjithë pëllumbat e një kultivuesi kosovar pëllumbash nga një kopësht në rrethin Bismarck. Shpezët në fjalë thuhet se vlejnë disa mijëra euro.
Fahri Memeti është i dëshpëruar. Mes të hënës së Pashkëve dhe 3 prillit, njerëz të panjohur rrëmbyen 65 pëllumbat e tij që ishin të vendosutr në kuti të shtrenjta transporti, transmeton albinfo.ch. Ai po ashtu ka gjetur katër pëllumba të pajetë në arkën e tij. Nga të gjithë, 70 përllumbat, atij i ka mbetur vetëm një, i gjallë.
Pavarësisht se pëllumbat e tij ishin shumë të shtrenjtë, për 59-vjeçarin ata nuk mund të zëvendësohen me para, shkruan wdr.de. Jo vetëm për faktin se ishin pëllumba të kultivuar, me cilësi të lartë. Por ehde për faktin se siç thotë ai, kështu “i është vjedhur hobi”.
Memeti, i lindur në Kosovë, thotë se pëllumbat i përkasin racës kosovare, të njohur me emrin “Dynek”. Këto vlejnë deri në 500 euro secili. E veçanta e këtyre pëllumbave është se ata mund të hidhen “si shigjetë” nga një lartësi prej 30 deri në 40 metra, përcjell albinfo.ch. Në turqisht emri do të thotë “të kthehesh dhe të biesh nga qielli”. Këto raca gjenden kryesisht në vendet që më parë bënin pjesë në Perandorinë Osmane.
Fahri Memeti tregon se si kanë mundur të hyjnë hajdutët në stallë (qymez). Nga njëra anë, dyert e stallave të tij janë thyer brutalisht, dhe nga ana tjetër, hajdutët me siguri janë futur aty duke përdorur një karrige kopshti. Memeti beson se autori apo autorët kanë ditur saktësisht se si të godasin. Por ai nuk mund ta provojë këtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












