Kosova
Digjet vetura e një hetuesi policor në veri të Kosovës
Vetura e një polici hetues të Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, është djegur në Mitrovicën e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Gazetës Exress se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00.
Nuk pati tjetër përveç dëmeve materiale të veturës “Dacia” me targa serbe, e cila u dogj tërësisht. Ajo ishte pronë e një polici hetues serb.
Njësitet e zjarrfikësve dolën menjëherë në vendin e ngjarjes. Elshani thotë se Policia po punon për t’i zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.
E-Diaspora
-
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih Programi zhvillohet në: PBZ Affoltern, Bodenacker 25, 8046 Zürich; PBZ Hardau: Norastrasse 20, 8004 Zürich. Animatore:... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













