Kosova
U renditën të tretët në botë për Drejtësi, Haxhiu: Një triumf i jashtëzakonshëm për ekipin e Fakultetit Juridik të UP-së
Studentët e Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Juridik, kanë marrë pjesë në garën Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot. Ata kanë dalë me arritje të larta. Këtë njoftim e jep ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, transmeton albinfo.ch.
Statusi i plotë më poshtë:
Një triumf i jashtëzakonshëm për ekipin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës!
Ata shkëlqyen në garën Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot!
Kjo është një fitore e jashtëzakonshme për studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët treguan aftësi dhe talent në fushën e drejtësisë ndërkombëtare.
Me më shumë se 400 universitete të përfshira në garë, kjo pozicionon ekipin tonë në një nivel të lartë, duke lënë pas universitete të shumta prestigjioze botërore.
Dea, Morea, Ariana, Melisa, Noli dhe Rea na bënë krenarë të gjithëve. Ata na treguan edhe njëherë potencialin që ka rinia jonë. Ata janë shembulli më i mirë i përkushtimit, punës së palodhur dhe talentit bashkë me trajnerët e tyre të palodhshëm, të cilët i përgëzoj poashtu.
Performancë fantastike ekipi ka treguar që në garat përgatitore.
Faleminderit që po e vendosni Kosovën në hartat e suksesit!
E-Diaspora
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve Agjencia Turistike ju ofron përvojën më të paharrueshme në udhëtime...
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë