Kosova
Institucionet e Kosovës, në kërkim të zgjidhjes për Kartonin e Gjelbër
“Liberalizimi s’ka kuptim pa Karton të Gjelbër”:
Tashmë disa vjet makinat që kalojnë kufirin në pikën kufitare në Merdar, që lidh Kosovën me Serbinë, duhet të kenë sigurimin, në mungesë të Kartonit të Gjelbër, përcjell albinfo.ch.
Lulzim Veseli ndau 100 euro për të paguar sigurimin e makinës për tre muaj, rrugës së tij nga Kosova për në Gjermani.
“Maltretim dhe i kushtueshëm”, thotë ai, teksa rrëfen për udhëtimin me makinë në fillim të shkurtit.
Vlen të theksohet se Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk bën pjesë në Këshillin e Byrove Evropiane dhe, rrjedhimisht, qytetarët e saj mbeten jashtë Sistemit të Kartonit të Gjelbër.
Kartoni i Gjelbër është certifikatë ndërkombëtare e sigurimit të automjeteve dhe njihet nga autoritetet e 47 vendeve të Këshillit të Byrove Evropiane.
Në mungesë të tij, qytetarët e Kosovës, kur dalin jashtë, duhet të paguajnë shuma të ndryshme – varësisht kohëzgjatjes së qëndrimit në vendin e huaj.
Situata është e tillë prej vitesh, përkundër përpjekjeve të autoriteteve për të gjetur zgjidhje.
Por, ajo është risjellë në fokus pas liberalizimit të vizave për Kosovën, nga 1 janari i këtij viti, dhe rritjes së numrit të qytetarëve që udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës.
Përveçse pranojnë kostot financiare që shkakton mungesa e Kartonit të Gjelbër, institucionet përgjegjëse nuk japin shumë informacione se çfarë është duke u bërë për të siguruar këtë sigurim të automjeteve.
Përse Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Byrove Evropiane?
Statuti i Këshillit të Byrove Evropiane, përveç tjerash, thekson se, për të pranuar një shtet, ai duhet të jetë anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kosova nuk është pjesë e OKB-së.
Në vitin 2022, autoritetet bënë përpjekje që të anëtarësohen në Këshillin e Byrove Evropiane përmes një shteti tjetër.
Nuk treguan se për cilin shtet bëhej fjalë, por nisma nuk pati sukses.
Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje – partisë në pushtet, e ngriti çështjen e mungesës së Kartonit të Gjelbër si temë në një mbledhje të Komisionit parlamentar të Kosovës për buxhet, punë dhe transfere, që u mbajt këtë muaj.
Ai tha se shkas ishte rritja e numrit të udhëtarëve nga Kosova drejt vendeve të BE-së, pas liberalizimit të vizave.
Kartoni i Gjelbër është “barrë për qytetarët e Kosovës”, tha Rrahmani.
E-Diaspora
-
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin Eventi nis nga 12 qershor 2024, në Kesselhaus në Kulturbrauerei...
-
Bukuresht: Koncert madhështor nga sopranoja Inva Mula dhe tenori Gjergji Mani
-
Ramë Dardania, me ekspozitë në Pragë
-
Oficerë shqiptarë që shërbejnë dhe kontribuojnë në sigurinë e Nju-Jorkut
-
Në Zvicër u mblodhën mbi 37 mijë euro në edicionin e 6-të të ngjarjes filantropike Save a Life!
Jeta në Austri
-
Prezantohet në Vjenë platforma “Made in Kosova“ Vjenë: U bë degustimi i verërave nga Kosova...
-
Austri: Të paktën 300 kocka vigane janë gjetur në një bodrum shtëpie
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve më të fundit të ditës së sotme
-
Austria po përballet me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë