Kosova
Rritet importi i mallrave në Kosovë
Raportohet se për muajt janar-shkurt 2024 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas Doganës së Kosovës, importi i mallrave ka shënuar rritje prej 15%. Njohës të fushës së ekonomisë konsiderojnë se kjo rritje e importit është shqetësuese. Sipas tyre, me import të mallrave, Kosova po importon edhe çmime.
Ndërkohë, niveli i lartë e importit të mallrave vetëm në dy muajt e parë të këtij viti është dëshmi për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova, duke u varur nga prodhimet e huaja, përcjell albinfo.ch.
“Deri më tani importi për periudhën janar-shkurt 2024 është 848 milionë euro, e që krahasuar me vitin e kaluar në periudhën e njëjtë paraqet një rritje prej 15%. Vendet prej të cilave importon Kosova më së shumti mallra janë: Turqia, Gjermania, Kina, Greqia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Italia”, thuhet në përgjigjen e Doganës.
Kjo situatë shihet shqetësuese nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Drejtoresha Zana Beqiri konsideron se Kosova duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme për sa më shumë prodhim vendës.
“Numri kaq i madh i importit i materialeve të gatshme, siç janë produktet e ndryshme ushqimore, të cilat mund të prodhohen në Kosovë, atëherë ne e shohim si mjaft problematike, sepse kjo do të thotë që prodhimet tona në vend nuk janë aq të kërkuara apo nuk janë me çmim për konsumatorin në Kosovë dhe për këtë arsye kemi numër kaq të madh të importit”, tha Beqiri.
Ekonomisti Mustafë Kadriaj fajëson Qeverinë Kurti për premtime të papapërmbushura për rritjen e prodhimit vendës.
“Në momentin që je i atakuar nga importi, je edhe nga çmimet që t’i dikton importi, sepse rritet diçka në nivel rajonal, e pësojmë edhe ne që me këtë ngritje të inflacionit çdo ditë e më shumë po rëndohet jeta e qytetarit dhe si rrjedhim i kësaj gjendje, për fat jo të mirë gatishmëria e qytetarit është të largohet”, tha Kadriaj.
Sipas Doganës, Kosova importon më së shumti naftë, vetura, produkte ushiqimore dhe materal ndërtimi. Kësisoj, vlera e mallrave të importuara gjatë vitit 2023 ishte 5.8 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













