Kosova
Scholz i prerë: Zgjedhjet në veri dhe Asociacioni duhen bërë tani
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë menjëherë hapa drejt implementimit të Marrëveshjes së Brukselit (27 shkurt) dhe Aneksit të Ohrit (18 mars), përcjell albinfo.ch.
“Ekziston një marrëveshje e propozuar dhe e negociuar nga dy vendet që pasqyron një kontratë që do të rregullojë bazat e marrëdhënieve dhe që tani duhet të vihet në jetë. Kjo përfshin një seri të tërë marrëveshjesh dhe ato tani duhet të zbatohen”, ka thënë Scholz.
Ai ka folur edhe për domosdoshmërinë e zgjedhjeve të reja lokale në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me serbë etnikë – Zvecan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut – dhe themelimin e menjëhershëm të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
“Nga këndvështrimi ynë, është e rëndësishme që të gjithë të kontribuojnë në shtensionim, që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet në komunat serbe në Kosovë, që të ketë një pjesëmarrje të lartë dhe që të zgjedhurit të mos jenë vetëm formalisht aty, por që të jenë kryetarë legjitimë, që të zbatohet pjesa e marrëveshjes mbi Asociacionin e Komunave [me shumicë] Serbe. Kjo duhet bërë tani”, ka thënë Scholz.
Duke komentuar vargun e “masave ndëshkuese” që janë përgatitur nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, për shkak të mospërfilljes së kërkesave të tyre nga kryeministri Albin Kurti për uljen e tensioneve në veri, kancelari gjerman tha se po bëjnë përpjekje që këtë ta kuptojnë të gjithë.
“Ne po bëjmë përpjekje që këtë ta kuptojnë të gjithë. Kjo vlen për Bashkimin Evropian dhe të ngarkuarin e Komisionit Evropian. Kjo vlen për Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat janë të përfshira intensivisht në këtë proces”, ka deklaruar kancelari gjerman.
Në prag të Samitit të BE-së në Bruksel, ku do të flitet edhe për tensionet në Kosovë, ai ka shprehur optimizmin se në fund të procesit, të gjithë do të kenë sukses dhe të gjithë lojtarët në terren do të japin kontributin e tyre për, siç theksoi ai, fqinjësi të mirë mes të dy vendeve ballkanike.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja









