Kosova
Von Cramon: Qeveria po rrezikon shumë me manovrat në veri, s’mund të qeveriset me 2% të votave
Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke rrezikuar shumë me, siç shprehet, ”manovrat” që po i bën në Veri,
Këto vendime të ekzekutivit ajo po i quan si të rrezikshme në pjesën veriore të vendit.
Sipas saj, është e pamundur të qeveriset një zonë me vetëm 2 për qind të votave të fituara, shkruan Indeksonline.
“Unë e vizitona veriun dhe jam e brengosur se është situatë e tensionuar, atje gjenden shumë pjesëtarët të Njësisë së Forcave Speciale. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasja ta sigurojnë më forcë, askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”, tha Cramon.
“Raporti përbën një analizë gjithëpërfshirëse politike e ekonomike. Në radhë të parë dua të theksoj progresin këto vitet e fundit. Kosova tashmë ka marrë liberalizimin e vizave dhe dua të i’u përgëzoj, edhe pse është vonuar shumë. Për më tepër ne e kemi përkrahur aplikimin në KE, prandaj e përsërisim zotimin tonë për mbështetje në familjen evropiane”, tha ajo.
“Hapat e rëndësishëm që janë ndërmarr në luftën kundër korrupsionit është për çdo lëvdatë. Raporti nënvizon përmirësimin në sundimin e ligjit, mbrojta e të drejtave të njeriut. Dua të theksoj tri prioritete. Reforma gjyqësore, liria e mediave dhe krijimi i klimave energjetike, janë tri çështjet kryesore që duhet ndërmarrë”, përfundoi ajo.
Siç dihet, situata në veri të vendit vijon të jetë e tensionuar për shkak të protestave të serbëve lokalë në kundërshtim të kryetarëve të zgjedhur më 23 prill.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












