Shqipëria
Në Tiranë filloi Konferenca Botërore e Baladave
Në konferencë marrin pjesë me kumtime mbi 60 kërkues nga universitetet dhe qendrat kërkimore më të rëndësishme europiane e botërore nga Shqipëria, Italia, Kosova, Maqedonia, Sllovenia, Greqia, Anglia, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, Ukraina, Holanda, Skocia, SHBA, Afrika e Jugut, etj.
Akademia e Shkencave dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave çelën sot pasdite në sallën “Aleks Buda” Konferencën e 50-të Botërore të Baladave, me temë “Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë”.
Në konferencë marrin pjesë me kumtesa mbi 60 kërkues nga universitetet dhe qendrat kërkimore më të rëndësishme europiane e botërore nga Shqipëria, Italia, Kosova, Maqedonia, Sllovenia, Greqia, Anglia, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, Ukraina, Holanda, Skocia, SHBA, Afrika e Jugut, etj, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Studiues të njohur të baladave dhe të folklorit kanë ardhur në Shqipëri për të mbajtur konferencën e 50-të në kryeqytetin shqiptar dhe në qytetin muze të Gjirokastrës nga datat 1-5 shtator.
Konferencën e çeli kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, i cili iu uroi mirëseardhjen studiuesve në konferencë.
“Baladat mesjetare të popujve të Ballkanit nuk i kanë njohur e nuk i njohin kufijtë. I këndojnë shqiptarë e grekë, kroatë e serbë, malazezë e sllovenë; i këndojnë bullgarë e maqedonas, turq e boshnjakë, rumunë e hungarezë. I këndojnë romët dhe egjiptianët, kanë shtegtuar pa pasur nevojë për vizë që nga Izraeli, deri në Skandinavi. Popujt e Ballkanit me baladat e tyre kanë krijuar ura shpirtërore. Përkundër atij imazhi të sunduar prej antagonizmave, që u përhap nëpër botë në dy shekujt e fundmë, rapsodët më të shquar të këtij rajoni të trazuar kanë qenë dhe janë bilingë, kanë kënduar në gjuhën amtare dhe në gjuhën e tjetrit, shqip e serbisht, greqisht e shqip, duke respektuar audiencën, pa xhelozira dhe pa mëri”, u shpreh Gjinushi në fjalën e tij.
Ai përcolli nderimin për ata personalitete të rrallë të studimit të baladave, që zbuluan shkëlqimin e tyre në Ballkan, që nga Xhorxh Gordon Bajron e Viktor Hygo, deri tek antropologët e famshëm Milman Parry e Albert Lord, albanologët e ballkanologët e mirënjohur, që mblodhën folklorin e popujve të vet dhe të fqinjëve.
“Në thelbin e tyre baladat shqiptare ruajnë dhe shpërfaqin përkatësinë europiane të identitetit kulturor dhe orientimit europian të botës shpirtërore të popullit që i ka trashëguar. Fondi arbëresh i baladave tona nuk ka asnjë shenjë të mekamit oriental. Kjo është arsyeja pse bazuar në motivet e tyre është krijuar art europian i klasit të parë, që nga Leonora e Byrgerit deri tek novelat e Stendalit”, vijoi Gjinushi.
Gjinushi siguroi pjesëmarrësit se janë bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme, nga komiteti organizator vendor e ai ndërkombëtar dhe nga tërë hallkat e tjera, për të siguruar cilësi shkencore në konferencë, duke zbatuar rreptësisht parimin e konkurrimit, sipas procedurës së mirënjohur të vlerësimit me peer review.
“Për këtë kemi vënë në dispozicion të gjitha mjediset dhe logjistikën tonë, por mbi të gjitha tërë potencialin intelektual të Shqipërisë dhe të gjithë hapësirës historike shqiptare; kemi garantuar pjesëmarrjen në konferencë të personaliteteve më të shquar të fushës në shkallë ndërkombëtare; kemi harxhuar pa ngurrim javë e muaj komunikim me të gjitha qendrat e interesuara të kësaj fushe për të pasur një përfaqësim sa më dinjitoz të shkollave dhe metodave të kërkimit; kemi bashkuar me ne institucione universitare dhe administrative në qendër e në qarqe për të pasur funksionim efikas të çdo seance e të çdo prezantimi; dhe së fundi kemi bërë të mundur ndërthurjen e shkencës me njohjen e drejtpërdrejtë të trashëgimisë, përmes një festivali që do të dëshmojë se baladat nuk janë një dukuri e arkivuar apo thjesht skenike, por një trashëgimi me jetë të gjallë, që këndohet në ngjarjet kryesore të jetës, që nga lindja e pagëzimi, tek dasmat dhe ritualet e vdekjes”, përfundoi Gjinushi./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg Artistja kosovare prezantohet për herë të parë në Suedi me ekspozitën “…why do you hold back?”... -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence”
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












