Lajme
Dënohet mjeku: ka marrë pjesë në demonstrata kundër masave të koronës
Ai duhet të paguajë një gjobë prej 500 frangash dhe të mbulojë shpenzimet procedurale prej 1250 frangash
Gjykata e Qarkut e Lucernit ka dënuar një mjek që ka kritikuar masat federale kundër virusit korona, konkretisht, për shkakun se kishte marrë pjesë në demonstrata të paautorizuara.
Sipas vendimit gjyqësor, mjeku, duke marrë pjesë në këto demonstrata, ka shkelur disa herë rregulloren për shfrytëzimin e hapësirës publike, shkruan srf.ch.
Ai duhet të paguajë një gjobë prej 500 frangash dhe të mbulojë shpenzimet procedurale prej 1250 frangash. Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm.
Gjatë pandemisë së koronës në pranverën e vitit 2021, të akuzuarit i ishte hequr përkohësisht licenca për ushtrimin e profesionit – sepse dyshohej se kishte shkelur detyrimet ligjore profesionale. Ai dhe disa nga punonjësit e tij nuk mbanin maska mbrojtëse në ordinancë, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, tani ai lejohet të ushtrojë përsëri.
Në vazhdim, në qytetin e Lucernit janë zhvilluar demonstrata të rregullta solidariteti, në disa prej të cilave ka marrë pjesë edhe mjeku.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











