Të tjera
Kamberi refuzon hyrjen në koalicion për krijimin e Qeverisë së Serbisë
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e ri të Serbisë Shaip Kamberi tha sot se pas fillimit te konsultimeve me Presidentin Vuçiq ka bërë të ditur që prioriteti i Koalicionit nga Lugina nuk është që të jetë pjesë e qeverisë së re të Serbisë, por integrimi dhe zgjidhja e problemeve shumëvjeçare të shqiptarëve.
Ai tha se i ka kërkuar Presidentit serb që Republika e Serbisë t’i pranojë shqiptarët e Luginës së Preshevës si qytetarë të barabartë, të përmbushë të gjitha detyrimet kushtetuese dhe ligjore, dhe t’i zgjidhë problemet duke bashkëpunuar me përfaqësuesit shqiptarë.
Ai më tutje ka sqaruar se kërkesat me shkrim për planin shtat-pikësh i janë dorëzuar presidentit të Serbisë.
“Këto janë kërkesat e vjetra, që burojnë nga marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë më 2001, 2009 dhe 2013, dhe të cilat nuk po realizohen” tha Kamberi për rtk. transmeton Albinfo.ch.
“Pika qëndrore është integrimi në institucionet shtetërore dhe publike, zhvillimi ekonomik, çështja e diplomave, e pasivizimit si dhe realizimit të marrëveshjeve të deritashme të cilat janë nënshkruar nga qeveritë e mëparshme të Serbisë. Prioriteti jonë në këto momente është që ne të fillojmë me integrimin, duke filluar nga institucionet qëndrore e po ashtu edhe ato të nivelit lokal dhe rajonal”, tha Kamberi.
Ai më tutje shtoi se akoma nuk kanë arritur që të jenë të integruar në nivelin qendror, meqë deri më tani nuk kanë arritur as integrimin në nivelin lokal.
Ndërkohë që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tashmë ka nisur konsultimet për mandatin e qeverisë së re me një takim me deputetin e vetëm shqiptar ne Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
I pyetur për ofertën që të jetë pjesë e qeverisë Kamberi tha se prioriteti i komunitetit shqiptar është integrimi dhe participimi adekuat ne komunat ku jetojnë.
“Nuk është prioriteti ynë, çfarëdo oferte të jetë të jemi pjesë e qeverisë, por që të kemi integrim në institucionet që veprojne në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, duke respektuar normat dhe legjislacionin e brendshëm e atë ndërkombtar, i cili garanton participim adekuat, të barabartë të pakicave nacionale në institucione të shtetit në ato komunat ku ato jetojnë”, thekson Kamberi.
Ai tani pret përgjigje nga Vuçiqi për kërkesat e shqiptarëve duke shtuar se me rëndësi është që të intensifikohet një dialog që Këshilli Kombëtar Shqiptar ka nisur me Ministrinë për të drejtat e njeriut.
“Ne i bëmë me dije presidentit se nuk është hera e parë që marrim pjesë në konsultime, në zgjedhjet parlamentare, dhe që të kemi mandat në Kuvend. Por në asnjë rast nuk kemi pasur kurrë ofertë te jemi pjesë përbërëse e qeverisë”, deklaroi Kamberi.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













