Të tjera
Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit
Mbi 8.300 boshnjakë u vranë në korrik të vitit 1995, ndërsa më shumë se 1.000 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.
Bosnja dhe Hercegovina, së bashku me shumë vende të botës, shënon sot 31-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, krimit më të rëndë të kryer në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, përcjell albinfo.ch.
Në Qendrën Memoriale në Potoçari do të varrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të identifikuara së fundmi. Viktima më e re është Senad Jusiq, i lindur në vitin 1975, i cili u zhduk në korrik të vitit 1995 në zonën e Bratuncit. Mbetjet e tij mortore u gjetën dhe u zhvarrosën në vitin 2022.
Viktima më e moshuar që do të përcillet sot në banesën e fundit është Ramo Dautoviq, i lindur në vitin 1939, i zhdukur në zonën e Zvornikut.
Në ceremoninë përkujtimore në Potoçari pritet të marrin pjesë delegacione nga Bosnja dhe Hercegovina, përfaqësues ndërkombëtarë, si dhe mijëra pjesëmarrës të Marshit të Paqes, të cilët për tri ditë kanë ndjekur rrugën e përdorur nga civilët boshnjakë që përpiqeshin të shpëtonin nga Srebrenica e rrethuar në korrik të vitit 1995.
Deri më tani, në Qendrën Memoriale të Potoçarit janë varrosur 6.772 viktima të gjenocidit, ndërsa rreth 250 të tjera janë varrosur në vende të tjera me kërkesë të familjeve. Megjithatë, më shumë se 1.000 persona nga Srebrenica dhe zonat përreth vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2007 konstatoi se masakra e korrikut 1995 në Srebrenicë përbënte gjenocid. E njëjta gjykatë e shpalli Serbinë përgjegjëse për mosparandalimin e gjenocidit dhe për dështimin në ndëshkimin e autorëve.
Deri më sot, mbi 50 persona janë dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë me më shumë se 700 vjet burg, ndërsa ish-udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, dhe ish-komandanti ushtarak Ratko Mlladiq janë dënuar me burgim të përjetshëm. /Albinfo.ch.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












