Lajme
BE nis procedurat ligjore kundër Hungarisë për shkelje të së drejtave të komunitetit LGBTI
Brukseli ka nisur procedurat ligjore kundër Hungarisë ndaj një ligji të ri, i cili është kritikuar gjerësisht nga shtetet anëtare si një ligj anti-LGBTI dhe diskriminues.
Kritikat nisën muajin e kaluar, kur kryeministri hungarez miratoi një ligj me qëllim mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve si dhe për luftën kundër pedofilisë.
Por, brenda tekstit, ligjvënësit e kryeministrit Viktor Orban, prezantuan një ndryshim që do të ndalonte shfaqjen e homoseksualitetit ose elemente të ndryshimit të gjinisë në përmbajtje të materialeve dhe teksteve shkollore, apo programeve televizive për fëmijë.
Teksti ka nxitur një stuhi politike. Pjesa më e madhe e shteteve anëtare të BE, së bashku me Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian, kanë bashkuar forcat për ta denoncuar si një akt anti-LGBTI.
Komisioni Evropian ka nisur tashmë procedurat ligjore kundër Hungarisë duke thënë se ky veprim është kundër ligjeve dhe parimeve evropiane.
Komisioni gjithashtu shton se ky ligj shkel dinjitetin njerëzor, lirinë e shprehjes dhe informimit, të drejtën për respektimin e jetës private si dhe të drejtën për mos-diskriminim.
Për një procedurë të tillë, hapi i parë është dërgimi i një njoftimi zyrtar ndaj shtetit që akuzohet se ka cenuar parimet e BE.
Komisioni Evropian i ka dhënë qeverisë hungareze dy muaj kohë për t’u përgjigjur. Nëse reagimi nuk do të jetë i pëlqyeshëm apo nuk do të vihet në praktikë, atëherë Brukseli do të nisë një opinion: një kërkesë për t’i përputhur ligjet me ato të unionit. Nëse Hungaria refuzon të bashkëpunojë, çështja mund të shkojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg.
Qeveria hungareze këmbëngul se ligji nuk diskriminon asnjë komunitet në veçanti dhe se qëllimi i tij i vetëm është mbrojtja e fëmijëve.
“Projektligji hungarez i miratuar së fundmi mbron të drejtat e fëmijëve, garanton të drejtat e prindërve dhe nuk ndërhyn në të drejtat e orientimit seksual të personave mbi 18 vjeç, kështu që, nuk përmban ndonjë element diskriminues,” është shprehur Peter Szijjarto, ministri i Jashtëm hungarez muajin e kaluar./Euronews
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht














