Lajme
Merkel u kërkon gjermanëve durim dhe respektim të masave
Në një video-mesazh, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka përshkruar krizën e koronavirusit si “përpjekje e madhe” për familjet që po përballen me masa izoluese, teksa ka bërë thirrje për durim, përcjell albinfo.ch.
“Ne nuk jemi ende gati që të rihapim çerdhet dhe shkollat”, tha ajo në një video të publikuar të shtunën.
“Por, nëse jemi më konsistent tani që të përmbahemi nga kontaktet dhe të mbajmë distancën, të respektojmë rregullat e higjienës dhe mbajtjes së maskës, kjo (rihapja) do të ndodhë më shpejt”, tha Merkel, transmeton Dpa.
Pavarësisht se tha që po bëjnë gjithçka për të rihapur çerdhet dhe shkollat, kancelarja Merkel paralajmëroi kundër “rrezikut të mutacioneve shumë ngjitëse të virusit”.
Duhet theksuar se të gjitha këto komente të Merkel vijnë pasi lideri i bllokut konservativ të Merkelit në Parlamentin gjerman, Ralph Brinkhaus, tha se izolimi duhet të zgjatet përtej datës 14 shkurt.
Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane është paraparë të takohen të shtunën për të diskutuar lidhur me fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit.
Qeveria federale është përballur me kritika për procesin e ngadalshëm të vaksinimit kundër koronavirusit.
Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, të shtunën u raportuan 12,321 raste të reja me koronavirus.
Gjermania aktualisht është duke zbatuar masën e izolimit, ku janë mbyllur kafiteritë e restorantet, shumë dyqane dhe institucionet e sistemit arsimor. Këto masa pritet të jenë në fuqi deri në mesin e muajit shkurt.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











