Lajme
Anekënd botës ashpërsohen masat anti-Covid
Shtetet në mbarë botën po ashpërsojnë masat kundër koronavirusit, teksa vaksinimi ka nisur në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera.
Me shtimin e rasteve te reja, vende te ndryshme po vendosin kufizime nen presionin e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, i cili është më i transmetueshëm. Gjermania pritet ta vazhdojë izolimin në një kohë kur guvernatorët e shteteve pritet të takohen me kancelaren Angela Merkel javën e ardhshme. Masat e vendosura në këtë shtet, që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar, kanë dështuar të frenojnë përhapjen e virusit.
“Duke pasur parasysh numrin e lartë të rasteve, është e rëndësishme që të zgjerojnë kufizimet dhe masat”, tha një ditë më parë ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch
Numri mesatar i infektimeve të reja në 100,000 banorë për një javë në Gjermani është 140, pothuajse tri herë më i lartë sesa që kishte planifikuar qeveria që të lehtësojë masat. Shtete të tjera në Evropë po ashtu po ashpërsojnë masat. Franca e zgjeroi orën policore në 15 rajone për të luftuar rritjen e rasteve të reja. Qeveria ka urdhëruar që kjo masë të aplikohet në zonat që janë në kufi me Gjermaninë, Belgjikën dhe Zvicrën.
Greqia po ashtu ka vazhduar masën e izolimit deri më 10 janar, duke mbyllur parukeritë, libraritë dhe kishat. Në Mbretërinë e Bashkuar, ku u identifikua fillimisht varianti i ri i koronavirusit, për të pestën ditë me radhë është shënuar një numër rekord i infektimeve ditore. Në 2 janar atje pati 57,725 raste të reja.
Në Tokio të Japonisë, guvernatori kërkoi nga qeveria që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Në Shtetet e Bashkuara – shtetin e goditur më rëndë prej pandemisë – janë regjistruar mbi 200,000 infektime brenda ditës dhe 2,600 viktima. Epiqendra e shpërthimeve të reja të virusit në SHBA është Kalifornia, ku spitalet janë të stërmbushura me pacientë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













