Lajme
OBSH: 14% e të infektuarve me Covid-19 janë punonjës shëndetësorë
Punonjësit shëndetësorë përbëjnë tre për qind të popullatës së përgjithshme të botës, megjithatë nga numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë, 14 për qind prej tyre janë punonjës shëndetësorë.
Këtë konstatim e ka konfirmuar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një konference për media në Gjenevë.
Tedros Gebreyesus ka lavdëruar punën e palodhshme të punonjësve shëndetësorë në tërë botën, ku nga dëshira e madhe për t’i shpëtuar qytetarët, e kanë pësuar me jetë shumë infermierë e mjekë.
“Pandemia na rikujton të gjithëve për punën heroike të punonjësve shëndetësorë, që luftojnë me pandeminë e COVID-19. Janë vetëm tre për qind në botë, por 14 nga numri i përgjithshëm i të infektuarve janë punonjës shëndetësorë”, ka shtuar Tedros.
Maska është për të të mbrojtur ty, por edhe të tjerët
Ekspertët thonë njëzëri se secili prej nesh duhet të vendosë maskë sa herë që del në ambiente të jashtme, ku ka njerëz.
Maskat shërbejnë si një barrierë fizike që ju ndan nga të tjerët, ose më saktë, nga spërklat që lëshojnë ata nëpërmjet të folurës, kollës dhe tështimës, por edhe anasjelltas.
Pra, maskat ju mbrojnë ju prej të tjerëve, por edhe të tjerët prej jush, në rast se ju jeni prekur nga COVID-19, por nuk keni simptoma.
Është çështje kujdesi për veten, por kortezie ndaj të tjerëve.
Të kuptohemi drejt, maskat nuk pengojnë depërtimin e viruseve, sepse ato janë mikroskopike, por pakësojnë gjasat e infeksionit.
Nëse ju kolliteni dhe nuk e hiqni maskën, kësisoj keni ulur me 95 për qind sasinë e spërklave që lëshohen në ajër dhe që mund të infektojnë dikë tjetër.
Përpos maskës, masa absolutisht më e rëndësishme e mbrojtjes kundër COVID-19 është pa asnjë mëdyshje distancimi fizik.
Një tjetër element që nuk duhet të harojmë është larja e duarve.
Nëse ju mbani maskë, ama pas çdo blerje ktheheni në shtëpi dhe nuk lani duart, atëherë jeni shumë të rrezikuar.
E rëndësishme është gjithashtu që të maskën të mos e prekni me duar të palara, sepse rrezikoni përhapjen e baktereve dhe virozave në të, që më pas futen më lehtë në rrugët e frymëmarrjes.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









