Tirana mbetet qyteti që kryeson listën me më shumë raste infektimesh. Shpresat për përmirësim të ndjeshëm të situatës pandemike shtohen me lajmin për nisjen së shpejti të vaksinimit.
Megjithatë, nuk mungon apeli i përsëritur edhe i mjekëve, edhe i institucioneve të tjera përgjegjëse, që të bëhet kujdes, sidomos me grumbullimet gjatë këtyre ditëve të festave.
Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se për shkak të festave, edhe publikimi i shifrave të të prekurve nga Covid-19 do të rinisë më 3 janar, ku do të përfshihen dhe rezultatet e ditëve të festave./A2










