Lajme
Austria kërkon informacione për 3 shtetas të Maqedonisë Veriore
Detaje tjera në lidhje me sulmin e tmerrshëm që ndodhi dje në kryeqytetin austriak
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore ka informuar se autoritetet austriake kanë kërkuar bashkëpunim për zbardhjen e sulmit terrorist që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vjenë.
Nga lista që autoritetet austriake kanë dorëzuar në MPB, është konstatuar se tre të përfshirë në sulmin terrorist, përveç shtetësisë austriake, kanë edhe shtetësi maqedonase, respektivisht bëhet fjalë për personat K.F. (i lindur në Modling të Austrisë), A.G. (i lindur në Shën Polten të Austrisë) si dhe U.A. (i lindur në Vjenë të Austrisë), shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se të dhënat e mbledhura deri më tani nuk japin shenja se ka qenë edhe një sulmues i dytë i përfshirë në sulmin në Vjenë.
Ai ka thënë se video-incizimet e ofruara, nuk kanë dhënë detaje për një sulmues të dytë, ndonëse ende kjo gjë nuk është përfundimtare.
Një 20-vjeçar me shtetësi austriake dhe maqedonase, që është qëlluar për vdekje nga policia pak minuta pas sulmit të nisur të hënën në mbrëmje, është identifikuar si sulmues, në atë që autoritetet kanë thënë se ka qenë sulm ekstremist islamik.
Katër persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave. Nehammer ka thënë se numri i personave të plagosur është rritur në 22. Ai ka thënë se 14 persona të lidhur me sulmuesin janë ndaluar për t’i marrë në pyetje përgjatë kërkimeve në 18 prona në dhe afër Vjenës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













