Lajme
Shkurtime masive të vendeve të punës në banka shkaku i pandemisë
Bankat në Frankfurt, metropoli financiar i Gjermanisë, po përballen me humbje të mëdha të vendeve të punës për shkak të pandemisë Corona, është konkluzioni i një studimi të fundit.
Ekonomia gjermane është goditur rëndë nga pandemia Corona, e si rrjedhojë as bankierët e investimeve në qendrën e financave, Frankfurtit, nuk do ta kapërcejnë dot të pacenuar këtë, në këtë konkluzion arrihet në një studim të botuar të mërkurën (21.11), shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Qendra bankare e Gjermanisë do të humbasë mijëra vende pune prej humbjeve ekonomike si pasojë e krizës COVID-19, sipas analizës së bankës Helaba.
Banka me qendër në Frankfurt tha se pret të shkurtohen 2.000 vende pune deri në fund të vitit 2022 ose të ketë një ulje rreth 3% në krahasim me periudhën para shpërthimit të pandemisë në fillim të këtij viti.
Deutsche Bank dhe Commerzbank, dy institucionet më të mëdha financiare private të Gjermanisë, kanë njoftuar tashmë mbi plane për të shkurtuar rreth 28.000 vende pune në gjithë botën gjatë viteve të ardhshme për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga pandemia.
Frankfurti, qyteti i pestë për nga madhësia në Gjermani, ishte duke u përpjekur të joshte financierët nga Londra tani që Britania e Madhe po përgatitet të largohet deri në fund të këtij viti nga tregu i përbashkët i BE-së.
Ekspertët e industrisë donin të tërhiqnin rreth 10.000 bankierë, por parashikimet thonë se vetëm 3.500 vende të reja pune do të jenë krijuar midis 2019 dhe 2022.
Helaba tha se çdo fluks i financuesve nuk do të mund të kompensojë humbjet e pritshme për shkak të pandemisë.
Frankfurt mbi Main, një qytet me 700.000 banorë, synonte të tërhiqte njerëzit të orientuar në tregtinë ndërkufitare prej kufizimeve si dhe udhëtimeve pas Brexit-it.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












