Lajme
Vendet e BE-së që po shënojnë rekorde në rastet e infektimeve
Polonia, Austria, Çekia, Ukraina dhe Gjermania kanë shënuar rekord ditor të rasteve me COVID-19, tregojnë të dhënat të shtunën.
Polonia ka regjistruar 9,622 raste me koronavirus në 24 orët e fundit duke e çuar totalin në 167,230 të infektuar.
Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se në spitale janë 7,612 pacientë me koronavirus, transmeton KOHA. Polonia kishte vënë disa masa kufizuese për të luftuar pandeminë, disa ditë më parë.
Në Austri janë regjistruar 1,747 raste me COVID-19 të shtunën, për herë të parë nga fillimi i pandemisë, teksa rekordi i fundit i rasteve ishte shënuar në mars me 1,050 raste.
Çekia ka raportuar 11,105 raste të reja me koronavirus në 24 orë, të shtunën, numri më i lartë i të prekurve që nga fillimi i pandemisë në vend. Totali i të prekurve që nga marsi kur u paraqitën rastet e para në Çeki ka shkuar në 160,112, ndërsa janë shënuar 1,283 të vdekur, raporton Reuters.
Ukraina ka regjistruar 6,410 raste të reja, ka thënë Këshilli i Sigurisë të shtunën, duke shënuar rekord të rasteve ditore. Rekord është shënuar edhe për numrin e të vdekurve, me 109 pacientë të vdekur në një ditë. 293,641 raste pozitive janë regjistruar që në fillim.
Po ashtu, Gjermania për të tretën ditë radhazi ka shënuar rekord me 7,830 të prekur me koronavirus.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











