Lajme
Zgjerohet lista e vendeve me “rrezik të lartë infektimi”
Nëse vini nga këto shtete në Kosovë, ju duhet PCR-ja dhe të karantinoheni
Lista në bazë të së cilës vendoset se shtetasit e cilave vende mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR dhe që nuk kanë nevojë të vetizolohen, ka ndryshuar. Bazuar në përditësimet e fundit, kësaj liste i janë shtuar edhe pesë shtete të tjera, derisa një është larguar. Por, cilat janë shtetet që aktualisht gjenden në “listën e zezë”?
Përderisa në Kosovë numri i rasteve të reja me COVID-19 po shkon duke u ulur çdo ditë, në shtetet e tjera evropiane situata vetëm sa po përkeqësohet, shkruan express, përcjell Albinfo.ch.
E për të parandaluar rritjen e rasteve me këtë sëmundje në vend, shteti ka vendosur që të mos ua lejojë hyrjen pa një test PCR-negativ shtetasve të vendeve që po përballen me rritje të rasteve. Edhe pasi hyjnë, atyre u duhet të vetizolohen nga 7 deri në 14 ditë.
Deri të martën, një test i tillë u kërkohej banorëve të dhjetë vendeve, por që tashmë lista ka ndryshuar.
Aktualisht vendi ka “vija të kuqe” për 15 shtete evropiane, të cilat vlerësohen me “rrezik të lartë infektimi”.
E për mënyrën se si vlerësohet që një shtet ka rrezik të lartë të infektimit, ka treguar Ministria e Shëndetësisë.
Në këtë institucion kanë deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në ueb-faqen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.
“Lista është e publikuar në ueb-faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, ka deklaruar Ministria.
Bazuar në këtë listë, shtetet të cilat vendi aktualisht i konsideron me rrezik të lartë të infektimit janë: Spanja, Franca, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia dhe Malta.
Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bën të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezik të lartë.
Ndryshe, edhe Kosova deri para një jave është konsideruar si vend me rrezikshmëri të lartë dhe ka qenë pjesë e listës së karantinës në Zvicër. Por, pas uljes së rasteve, shteti zviceran e ka larguar vendin nga kjo listë.
Hapjen e kufijve për kosovarët pritet ta bëjë nga e hëna edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Vendim të ngjashëm për hapjen e kufijve pritet të miratojnë edhe qeveritë e shteteve të rajonit, në mënyrë që qytetarët të mundë të lëvizin pa prezantuar para autoriteteve kufitare testin negativ për koronavirus.
Për situatën epidemiologjike në vend është deklaruar sot edhe kryeministri Avdullah Hoti.
Hoti ka thënë se lidhur me menaxhimin e pandemisë, gjatë 100 ditëve të qeverisjes së tij, Kosova ka arritur të bëhet shembull.
“Më duhet të them se për këtë pandemi jemi sharë shumë edhe në këtë kuvend, por sot jemi bërë shembull në rajon dhe më gjerë se si menaxhohet kjo situatë. Kosova është hequr nga lista e vendeve të rrezikshme. Ata persona që i kanë shtrembëruar të dhënat e numrit të të infektuarve për ta nxjerrë vendin e tyre keq, sot duhet të turpërohen”, ka deklaruar Hoti.
Megjithatë, ai shtoi se pandemia e COVID-19 ka goditur ekonominë e vendit duke ndikuar negativisht në të gjithë indikatorët ekonomikë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën














