Lajme
Zvicër: Të shkurtohet periudha e karantinës, rekomandojnë ekspertët
Një grup ekspertësh shëndetësorë kanë rekomanduar shkurtimin e periudhës së karantinës nga dhjetë në gjashtë ditë ose shtatë për njerëzit që hyjnë në Zvicër nga vendet me rrezik Covid-19.
Raporti i tyre i është dërguar qeverisë.
“Ne e kemi shqyrtuar pyetjen nga një këndvështrim shkencor”, tha epidemiologu Marcel Tanner për SRF.
Konkluzionet e tyre thuhet se iu dërguan qeverisë të mërkurën në mbrëmje. Sipas rregullave zvicerane, kushdo që hyn në Zvicër nga një prej vendeve në një listë që mendohet se ka një rrezik të lartë të infeksionit me koronavirus, duhet të shkojë në karantinë për dhjetë ditë për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së Covid-19, ose rrezikon një gjobë.
Sidoqoftë, ka pasur presione nga qarqet e biznesit dhe sektori i udhëtimeve për të shkurtuar periudhën e karantinës.
Virologu Didier Trono ndan mendimin e tij.
“Pas gjashtë ose shtatë ditësh rreziku i ngjitjes është shumë më i ulët, rreziku zero nuk ekziston. Ky është një vendim politik, bazuar në një vlerësim të rrezikut”, tha ai për Radion Publike zvicerane, RTS, të mërkurën.
Vendimi përfundimtar do të vijë nga Këshillin Federal. Dy javë më parë, ministri i Financave, Ueli Maurer, i tha SRF-së se ai priste që periudha e karantinës të shkurtohej për njerëzit që hynin në Zvicër nga vendet në rrezik, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











