Lajme
Fakte interesante rreth jetës së Nënë Terezës
4 vite më parë, Nënë Tereza u kthye në shenjt të Kishës Katolike, pasi Papa Françesku njohu mrekullinë e dytë të saj, atë të shërimit të një burri brazilian nga disa tumore. Sot, në 4 vjetorin e shenjtërimit të saj, po rikthejmë në vëmendje fakte nga jeta e saj. shenjë nderimi ndaj figurës së saj.
1.Nënë Tereza ishte mike me princeshë Diana-n. Ato ndërruan jetë në të njëjtin vit.
Nënë Tereza dhe Lady Diana ishin mikesha që prej 1992-it deri në 1997ën. Gjatë takimeve të fundit, pak javë përpara se Diana të ndërronte jetë ato përqafonin njëra-tjetrën, luteshin bashkë dhe shëtisnin dorë për dore në rrugët e Bronx-it, në New York.
2.Ajo ishte kundër abortit dhe parandalimit të shtatzënisë përmes pilulave
Kur ajo mori çmimin Nobel në 1979, Nënë Tereza u shpreh: “Shkatërrimi më i madh i paqes sot është e qara e një fëmijë të pafajshëm që s’lindi kurrë. Nëse një nënë mund të vrasë fëmijën brenda barkut të saj, çfarë ka mbetur për ty dhe mua të vrasim njëri-tjetrin?”
3.Fillimisht ajo punoi si mësuese
Nënë Tereza shqetësohej shumë nga varfëria që shihte në Kalkutë të Indisë, prandaj në 1946-n u zhvendos për të jetuar me ta dhe problemet e tyre.
4.E niste çdo ditë me lutje!
Pas çdo lutje mëngjesi ajo dilte rrugëve të Kalkutës për të gjetur dhe për t’i dhënë të varfërve ushqim. Vizitonte familjet, kujdesej për fëmijët e sëmurë, të moshuarit dhe bënte infermieren për njerëz që po vdisnin nga tuberkuloza.
5. Ajo fliste rrjedhshëm 5 gjuhë!
Gjuhën amtare, shqipen, serbisht, gjuhën që flitej në Bangladesh dhe Indi, dhe anglisht.
Pas kërkimeve në arkivat e disa shteteve evropiane, një ditë para shenjtërimit të saj u gjet kjo letër, e shkruar prej saj për shqiptarët. Letra është shkruar në 10 dhjetor të 1979-ës gjatë qëndrimit të saj në Oslo.
“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që Paqja e Tij te vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”
“Vllau jem dhe Maria e dashtun
Mbaj uzdaj (shpresë) se je mir dhe që operacioni asht marue.
Motrat dhe unë jemi tuj u lut shum për ty.
me shumë dashuni vëllau i jem, t’puthi fort
Motra jote Tereza”
6. E la familjen e saj në moshën 18-vjeçare për të mos u kthyer më kurrë.
7. Nënë Tereza ishte vetëm 8 vjeç kur i ati vdiq. Besohet se ai u helmua nga kundërshtarët e tij politikë.
8. Nënë Tereza ishte një prej 10 grave që adhurohej më shumë në botë.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












