Lajme
Franca dërgon kontigjent detar në mbështetje të Greqisë në Detin Mesdhe
Është bërë e ditur se Franca urdhëroi forcat e Mesdheut lindor t’u vijnë në ndihmë trupave greke, në një kohë kur është tensionuar ballafaqimi mes Greqisë dhe Turqisë lidhur me të drejtat për shpim-kërkim në një territor të diskutueshëm, përcjell albinfo.ch.
Presidenti francez, Emannuel Macron, tha se Turqia ishte ajo që kishte krijuar tensione me atë që ai e cilësoi “veprim i njëanshëm”, duke dërguar një anije kërkimi për të analizuar një zonë në Mesdheun lindor që Greqia dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë si zonë ku vetëm Greqia ka të drejtë shfrytëzimi.
Turqia e interpreton ndryshe ligjin detar. Ankaraja zyrtare kundërshton pretendimin grek mbi ishujt në fjalë. Kohët e fundit Turqia nënshkroi një marrëveshje detare me Libinë dhe të dyja ngritën pretendime mbi një pjesë të zonës në fjalë. Greqia u kundërpërgjigj javën e kaluar duke nënshkruar marrëveshje me Egjiptin dhe duke u futur në zonën e përbashkët turko-libiane, gjë që acaroi Presidentin Recep Tayyip Erdogan, shkruan voa.
Që nga ai moment, forcat greke e turke kanë qenë në gjendje gatishmërie. Kontigjenti i forcave franceze përfshin një fregatë, një helikopter amfib dhe dy avionë luftarakë, ndërkohë që ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt njoftoi se kryqëzori amerikan USS Hershel “Woody” Williams po dërgohej në rajon. Këto përforcime pasojnë dislokimin e një flote turke që mbron anijen e kërkimeve Oruc Reis gjatë lundrimit në ujërat mes Kretës dhe Qipros, duke analizuar tabanin e detit në zonën e diskutuar. Presidenti Erdogan paralajmëroi se Turqia do të kundërpërgjigjet nëse sulmohet anija e saj.
Megjithëse nuk ka pasur shpime për naftë ose gaz në zonë, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis akuzon Turqinë se po luan një lojë të rrezikshme, duke kryer provokime. Ai paralajmëroi se më tepër se sa negociata mund të pasojnë një hap të gabuar. Ka rrezik për aksidente, tha ai në një fjalim të transmetuar nga televizioni në shkallë kombëtare të enjten. Një numër i madh forcash ushtarake janë përqëndruar në një zonë të vogël, shtoi kryeministri grek. Megjithëse Greqia nuk do të jetë e para të përshkallëzojë këtë ballafaqim, ajo nuk do të rrijë duarkryq dhe nuk do të tolerojë provokimet, tha zoti Mitsotakis.
Analistët parashikojnë se ballafaqimi do të tensionohet më tej para se të fillojë ulja e gjakrave, kur Athina dhe Ankaraja të ulen për të diskutuar probleme që nuk kanë gjetur zgjidhje prej dekadash.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë













