Lajme
SHBA shqyrton ndalimin e tërësishëm të TikTok-ut

Aplikacioni TikTok ka qenë vazhdimisht duke bërë tituj, pasi qeveritë në mbarë botën konsiderojnë të ndërmarrin veprime kundër platformës.
Vendime të tilla janë duke u marrë për një numër arsyesh, përfshirë konfliktet kufitare me qeverinë indiane dhe ndjenjën antikineze nga Shtetet e Bashkuara, transmeton lajmi.net.
Janë ngritur shqetësime edhe për qasjen e qeverisë kineze ndaj të dhënave dhe intimitetit, si në lidhje me qytetarët e saj, ashtu edhe për potencialin për të mbledhur informacion nga qytetarë të huaj.
Për personin mesatar, vendimet e tilla janë konfuze, veçanërisht për shkak të marrëdhënies së paqartë midis TikTok (e cila nuk ekziston në Kinë), ndërmarrja e saj kineze ByteDance dhe qeveria kineze.
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një ndalim të plotë të aplikimit, i cili ka shkaktuar një reagim të ashpër nga të rinjtë që janë mësuar me aplikacionin.
Çfarë është TikTok?
TikTok është një aplikacion viral video, shkruan Independent. Ajo u lansua në tregjet ndërkombëtare më 2017, dhe në Shtetet e Bashkuara më 2018.
Aplikacioni lejon përdoruesit të regjistrojnë video me formë të shkurtër prej 15 sekondash dhe është bërë e njohur në mesin e të rinjve. Aplikacioni raportohet se ka mbi një miliard përdorues aktivë, 100 milionë prej të cilëve vijnë nga Shtetet e Bashkuara.
Kush është pronar i TikTok?
TikTok është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, por vetë kompania drejtohet nga ish-ekzekutivi i Disney, Kevin Mayer.
TikTok thotë se të dhënat e saj mbahen në Shtetet e Bashkuara me servera rezervë në Singapor dhe nuk i mban të dhënat në Kinë, transmeton lajmi.net.
Çfarë të dhënash mbledh TikTok?
Sipas politikës së intimitetit të TikTok, kompania mbledh një gamë të informacioneve personale, duke përfshirë, por jo kufizuar në: informacionin e regjistrimit, siç janë mosha, emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi, gjuha dhe posta elektronike ose numri i telefonit.
Informacioni i profilit, të tilla si emri, informacioni i llogarisë së mediave sociale dhe imazhi i profilit, përmbajtja e gjeneruar nga përdoruesi, informacioni i pagesës.
Ai gjithashtu mbledh informacione nga rrjetet sociale të lidhura me përdoruesit, si dhe të dhëna teknologjike, duke përfshirë adresën IP, historinë e shfletimit dhe të dhënat e vendndodhjes, si dhe informacione nga platforma të palëve të treta të lidhura me të, siç janë miqtë e Facebook-ut.
Në krahasim me faqet e tjera të mediave sociale, TikTok ka qenë më i hapur se si funksionon algoritmi i tij dhe si i përdor këto të dhëna të mbledhura për të rekomanduar përmbajtje në burimin kryesor të aplikacionit.
E-Diaspora
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep Mësohet se me një operacion të Karabinierëve në zonën e Centro-s, Genova, çoi në arrestimin e...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
Jeta në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027