Lajme
Zvicra rrit çmimin e benzinës dhe naftës 3.7 centë për litër
Kjo rritje synohet të realizohet pas përfundimit të pandemisë, respektivisht me fillimin e vitit të ardhshëm
Këshilli Federal ka vendosur që të rrisë taksat për benzinë dhe naftë për 3.7 centë (rapi) për litër në fillim të vitit 2021.
Me rritjen e niveleve të taksave të naftës minerale, qeveria e shtetit dëshiron të kompensojë humbjen e të ardhurave që vijnë nga promovimi i karburanteve miqësore me mjedisin. Rritja e taksës ka për qëllim të sigurojë neutralitetin e fitimeve në zonë deri më 31 dhjetor 2028.
Karburantet miqësore ndaj mjedisit, siç janë gazi natyror ose bionafta, tatohen nga viti 2008. Humbjet që rezultojnë nga taksat duhet të kompensohen në përputhje me ligjin. Deri më tani, kjo ka qenë vetëm pjesërisht e mundur. Qeveria federale e kishte në plan të fillonte me këtë taksim që nga korriku i 2020-ës, por për shkak të situatës së jashtëzakonshme në lidhje me krizën Covid-19, rritja e takses u shtye për vitin e ardhshëm.
Këshilli Federal ndryshoi më tej Ligjin e Taksave të Naftës Minerale. Ai bëri ndryshime në fushën e rimbursimeve të taksave të naftës minerale, veçanërisht në lidhje me harmonizimin dhe thjeshtimin e provave të konsumit të karburantit.
Çmimet e benzinës dhe naftë në Zvicër ka të ngjarë të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme. Arsyeja për këtë janë vendimet e Parlamentit në favor të mbrojtjes së klimës në ligjin e rishikuar të CO2.
Deri në vitin 2024 çmimi për një litër karburant pritet të rritet për 10 centë, ndërsa nga viti 2025 dëri në 12 centë.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












