Lajme
Zvicër: Të papunët mbi 60 vjeç do të marrin një ndihmë para pensionimit
Kushdo që çregjistrohet nga sigurimi i papunësisë, d.m.th. që e ka konsumuar gjithë afatin e papunësisë të paraparë me ligj, pas moshës 60-vjeçare duhet të marrë një përfitim “urë” deri në pension
Parlamenti i Zvicrës dëshiron që njerëzit të cilët mbeten të papunë pak para pensionimit, të mos varen më nga ndihma sociale.
Kushdo që çregjistrohet nga sigurimi i papunësisë, d.m.th. që e ka konsumuar gjithë afatin e papunësisë të paraparë me ligj, pas moshës 60-vjeçare duhet të marrë një përfitim “urë”, deri në pension, shkruan srf.ch. Kjo, sigurisht, pasi që të gjitha masat për riintegrim në tregun e punës të kenë qenë të pasuksesshme.
Këtë projekt e ka miratuar si Dhoma Nacionale ashtu dhe ajo e Kantoneve, transmeton albinfo.ch. Qëllimi i ligjit të ri federal është që të përmirësojë sigurinë shoqërore të të moshuarve që kanë humbur punën dhe pastaj edhe sigurimin e papunësisë.
Dhoma Nacionale ka bërë disa ndryshime nga në krahasim me Dhomën e Kantoneve lidhur me disa detaje. Për këtë arsye, çështja duhet të kthehet sërish në dhomën e vogël (të kantoneve).
Nga partitë parlamentare vetëm SVP ka mbështetur versionin e Dhomës së Kantoneve, i cili kërkonte që përfitimi të vlejë deri në pension të parakohshëm – dmth dy ose tri vjet më pak, gjegjësisht jo deri në moshën e plotësuar të pensionit
Për më tepër, Dhoma Nacionale ka zgjeruar rrethin e përfituesve, përcjell albinfo.ch. Përfitimet “Urë” nuk duhet t’u jepen vetëm atyre që janë çregjistruar nga ndihma e papunësisë pas ditëlindjes së 60-të, por të gjithë të çregjistruarve që tani janë 60-vjeçarë, pavarësisht nga koha e çregjistrimit nga ndihma e papunësisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











