Kosova
Dy të rinjtë kthehen nga diaspora në Kosovë, themelojnë kompaninë e tyre
Egzon Gashi e Dardan Hajrizi kanë themeluar kompaninë “Teach For Kosova”
Është bërë e ditur se dy të rinjtë kosovarë, Egzon Gashi e Dardan Hajrizi, janë modeli i rikthimit të anëtarëve të diasporës shqiptare në vendin e origjinës, shkruan albinfo.ch.
Thuhet se Gashi dhe Hajrizi kanë lindur dhe janë shkolluar në Virginia e New Jersey. Ata vitin e kaluar janë kthyer në Kosovë, ku kanë themeluar kompaninë e tyre. Kjo nismë sipërmarrëse ka edhe një objektiv më të gjerë: synon angazhimin e profesionistëve për përmirësimin e sistemit të arsimit, me një fokus të veçantë shkollat fillore.
Egzon Gashi e Dardan Hajrizi kanë themeluar kompanin “Teach For Kosova” – pjesë e rrjetit global “Teach for All”, për angazhimin e profesionistëve me shkallë të lartë të edukimit, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit me theks në shkollat fillore.
Së fundmi, “Teach For Kosova”, Egzon Gashi, prezantoi ecurinë e zhvillimit të organizatës dhe misionin e saj para palëve të rëndësishme në vend. Të pranishëm ishin kryetarë të komunave, nënkryetarë, dhe drejtorë të arsimit në nivelin komunal.
“Shpresojmë që të punojmë ngusht me ta për të vendosur mësuesit tonë në shkolla. Që të fillojmë punën tonë drejt një sistemi arsimor më të fortë dhe më të drejtë”, është shprehur Gashi.
/Albinfo.ch



E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










