Lajme
Grenell mbetet 100% i përkushtuar për dialogun Kosovë-Serbi
I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të vazhdojë punën e tij në përpjekje të arritjes së një marrëveshje përfundimtare.
Grenell, i cili sapo është emëruar Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare në SHBA, mbetet i përkushtuar në detyrat e tij.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Klan Kosova zëdhënësi i tij, Dick Custin.
“Dua të theksoj se Ambasadori Grenell u dakordua me kërkesën e Presidentit Trump për të shërbyer si Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare për një periudhë të kufizuar kohore dhe se Shtëpia e Bardhë do të njoftojë së shpejti kandidatin e saj. Nisur nga këto fakte, Ambasadori Grenell po mban postet e tij si Ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe si i Dërguari Special i Presidentit në bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, për të cilat ai mbetet 100% i përkushtuar”.
Custin konfirmoi se Grenell do të mbajë të tre pozitat – Ambasador i SHBA-së në Gjermani, Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare dhe si i Dërguar Special i Trump për dialogun Kosovë-Serbi.
Në cilësinë e kësaj të fundit Grenell deri më tani ka ndërmjetësuar arritjen e dy marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë – marrëveshja për hapjen e linjes ajorore Prishtinë-Beograd dhe atë për linjën hekurudhore dhe autostradën, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












