Lajme
“Exil”, për emigrantin nga Kosova, mirëpritet në “Sundance Film Festival”
Prishtinë, 29 janar – Që në premierën botërore, filmi më i ri i regjisorit Visar Morina po merr kritika pozitive.
U dha të hënën mbrëma në “Sundance Film Festival”, njëri prej 27 festivaleve të kategorisë A nga mbarë bota, i cili lidhet edhe me emrin e aktorit të famshëm Robert Redford si themelues. Në festivalin që nisi më 23 janar e përfundon më 2 shkurt, në Park City të Utah të SHBA-së, “Exil” është edhe në garë. Në kategorinë “World Cinema Dramatic Competition” ka konkurrentë edhe 11 filma të tjerë. Në mesin e tyre edhe “Charter” i Amanda Kernell, e cila tre vjet më parë me “Sami Blood” mori çmimin për regjisoren më të mirë të re në Festivalin e Filmit në Venecie. Në edicionin e sivjetmë, “Sundance…” sjell 118 filma të gjatë nga 27 shtete të botës.
“Exil” ka në qendër rrëfimin e Xhaferit, i cili pas një dite të frustruar në punë kthehet në shtëpi për të gjetur një mi të madh të varur në derën e shtëpisë. Siç përshkruhet në ueb-faqen e “Sundance Film Festival”, pyetja se kush e bëri këtë, fillon që ta brejë Xhaferin, që nis e dyshon në çdo sjellje të kolegëve të tij në punë. Incidenti mund të mos ketë si arsye faktin që Xhaferi është një kosovar, por gjithashtu mund të jetë shenjë që kolegët nuk e duan atë. “Xhaferi ndihet i ofenduar, por nuk e kupton qartë se çfarë po ndodh. Përballë kësaj ngjarjeje e shumë të tjera ai vë në pikëpyetje identitetin e tij”, shkruhet aty . Se çfarë njeriu është, bëhet gërryese përbrenda tij.
Edhe Yll Uka, producenti kosovar i filmit, ka folur për pritjen e filmit në premierën në SHBA.
“Premiera e filmit është pritur jashtëzakonisht mirë duke pasur parasysh interesimin për pyetje pas shfaqjes së filmit, por edhe komentet gjatë pjesës për pyetje e përgjigje, por gjithashtu edhe më pas. Edhe mediat më të mëdha botërore kanë dhënë vlerësime shumë pozitive për këtë kryevepër të Visar Morinës.
Repriza e parë e filmi “Exil” në Festival do të jetë sot (e mërkurë). Do të shfaqet edhe të enjten, të premten, të shtunën e të dielën e 1 shkurtit. Morina për filmin e tij 110-minutësh ka bërë bashkë në kastë emrash të njohur aktorësh, si aktoren gjermane Sandra Hüller, fituese e çmimit aktorja më e mirë në “Berlin Film Festival” në vitin 2006 me rolin e saj në filmin “Requiem”, aktorin gjerman me prejardhje kroate Mishel Matiçeviq, e ata shqiptarë, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi e të tjerë, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










