Lajme
Grenell: Trump s’do të lejojë që negociatat Prishtinë-Beograd të zgjasin shumë
“Ne nuk duam që të humbasim kohë ose të imponojmë zgjidhje. Shpresoj që serbët dhe Kosova do ta shfrytëzojnë mundësinë që e kanë tani”.
Pas vizitës që e zhvilloi në Prishtinë, i dërguari i Posaçëm Presidencial për Negociatat e Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Richard Grenell, ka vizituar sot edhe Beogradin.
Para se të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Ambasadori Richard Grenell ka thënë se ekziston një afat i shkurtër kohor për t’i zgjidhur marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, shkruan blic.rs, transmeton klankosova.tv.
Grenell gjithashtu ka theksuar se Trump nuk do të donte të humbiste kohë dhe se nuk do të lejonte që zgjidhja të zgjasë shumë nëse nuk ka përparim.
“Fakti është që ne jemi të përqendruar në këto çështje, por më duhet të them që ekziston një afat i shkurtër kohor – Presidenti Trump nuk dëshiron të humbasë kohë the nuk do të lejojë që zgjidhja të zgjasë shumë nëse nuk ka asnjë shenjë të përparimit”.
“Ne nuk duam që të humbasim kohë ose të imponojmë zgjidhje. Shpresoj që serbët dhe Kosova do ta shfrytëzojnë mundësinë që e kanë tani”, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











