Lajme
Trump: Linja Kosovë – Serbi, një tjetër fitore
Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar personalisht pas arritjes së marrëveshjes për kthimin e linjës së fluturimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë, ai ia ka atribuuar administratës që udhëheq.
“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Duke iu falënderuar Ambasadorit Robert O’Brien dhe Ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar Trump në Twitter, raporton KTV.
Marrëveshja për fluturime direkte u nënshkrua të hënën në Berlin, pas ndërmjetësimit amerikan.
Përkrahja e Presidentit Trump vjen në kohën që ai po ballafaqohet me gjykimin në Senat, që kërkon largimin e tij nga posti, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












