Lajme
OPEC vendos reduktimin e prodhimit të naftës
Vendimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe atyre jashtë OPEC-ut për reduktimin e prodhimit ditor të naftës prej 500 000 fuçi, hyri në fuqi.
Vendimi në fjalë ishte marrë pas takimit të shtatë të ministrave respektivë, i organizuar në Vjenë më 6 dhjetor 2019, shkruan Rtklive.com.
Në kuadër të vendimit, vendet e OPEC-ut dhe jashtë OPEC-ut do të reduktojnë me 500 000 fuçi në ditë prodhimin e naftës së papërpunuar.
Reduktimi do t’i shtohet reduktimit të mëparshëm që vazhdon që nga dhjetori i vitit 2018 prej mesatarisht 1,2 milion fuçish në ditë dhe do të zbatohet deri në fund të marsit të vitit 2020.
”Arabia Saudite do të marrë përsipër pjesën më të madhe të barrës së reduktimit prej 500 000 fuçish në ditë, duke ulur prodhimin e saj individual me 167 000 fuçi”, kishte njoftuar ministri i Energjisë, princi Abdulaziz bin Salman, para përfaqësuesve të mediave më 6 dhjetor në Vjenë.
“Arabia Saudite gjithashtu në bazë vullnetare do të ulë prodhimtarinë e naftës së papërpunuar me 400 000 fuçi në ditë, duke e çuar sasinë e përgjithshme në 2,1 milionë fuçi në ditë nga 1 janari i vitit 2020”, shtoi ai.
Pas vendimit të reduktimit shtesë, ekspertët presin që çmimet e naftës së papërpunuar të rriten në tregun global të naftës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











