Lajme
UEFA: Kupa “Nënë Tereza” bashkon Shqipërinë dhe Kosovën

Liga Kombëtare është një ide që pëlqehet shumë ndër tifozët shqiptarë, në dy shtetet tona në Ballkan. Shqipëria dhe Kosova, sipas parimit të heroit tonë kombëtar, se “bashkimi bën fuqinë”, mund të kishin një kombëtare për t’u pasur zili edhe nga gjigantët e kontinentit.
Megjithatë, kjo gjë duket e pamundur, të paktën për momentin, sepse tashmë kemi dy përfaqësuese të kombit tonë. Një kompeticion kombëtar i përbashkët mes dy shteteve shqiptare mund të realizohet. Në mos jo kampionat kombëtar, të paktën njëlloj kupe, që zhvillohet përmes garës së përbashkët mes klubeve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Një ide e tillë duket se po diskutohet e piqet nga Armand Duka dhe Agim Ademi. Pra, dy presidentët e FSHF-së dhe FFK-së kanë nisur punën për të bërë realitet një kupë të përbashkët, që mund të quhet “Nënë Tereza”. Kreu i futbollit kosovar zbulon diçka në këtë drejtim: “Kjo kupë do të jetë masive dhe do të zhvillohet gjatë tërë vitit. Mund të luhen ndeshjet në mesjavë, të mërkurën, ose të enjten, kur nuk ka ndeshje kampionati. Projekti do të jetë i përbashkët edhe me qeveritë tona. Do të krijohet një fond i posaçëm nga të dyja qeveritë dhe nga federatat. Krahas shpërblimit që do ta marrë fituesi nga federatat, do ta ketë edhe një shpërblim shtesë nga qeveritë.
Kjo garë do të njihet si kupa “Nëna Terezë”. Ne e kemi dorëzuar në UEFA projektin dhe ende nuk kemi marrë përgjigje. Vitin tjetër do të mbajmë mbledhje për këtë çështje dhe do ta diskutojmë. Kjo çështje i takon më shumë presidentit Armand Duka, që është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Në kuadër të kësaj, i takon atij me kompetencë ta përcjellë këtë çështje. Duka është edhe përgjegjës i federatave të regjioneve si Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, shkruan lexo.com, përcjell albinfo.ch.
Presim që ky projekt të zbatohet dhe të nisë të përgatitet nga viti i ardhshëm. Ne jemi duke pritur të formohen edhe institucionet tona, që të bëhet një marrëveshje në mes dy qeverive. Ky është projekt më voluminoz dhe duhet punë që të bëhet jashtë kompeticioneve aktuale. Neve si FFK nuk na mungon vullneti që ta shtyjmë përpara. Kualifikimi në Europë? Kemi kërkuar nga UEFA që fituesi i kësaj kupe të jetë i pranuar në garat e fituesve të kupave, që janë jashtë kupës së shtetit. Spanja, bie fjala, e ka Kupën e Mbretit dhe ky eveniment njihet nga UEFA. Fituesi i Kupës së Mbretit shkon në UEFA dhe ne e synojmë një gjë të tillë. Krahas kampionit të Kosovës, vendit të dytë dhe fituesit të kupës së shtetit, nga Kosova ose nga Shqipëria, do të jetë një skuadër tjetër pjesëmarrëse në Evropë, që shkon nga kjo kupë. E dimë se është barrë edhe për klubet, edhe për federatat, por është në interes të bëhet për shkak të aspektit ekonomik të klubeve dhe daljes në Europë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare Regi Beck GmbH në Regensdorf ofron kuzhinën tradicionale shqiptare dhe atë italiane ndërsa pjesa e furrës...
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës