Lajme
6 emigrantë humbin jetën nga i ftohti afër kufirit me Turqinë
Gjithsej gjashtë migrantë kanë vdekur nga i ftohti ditët e fundit në Greqinë verilindore, afër kufirit tokësor me Turqinë.
Mjeku ligjor Pavlos Pavlidis, me qendër në qytetin e Alexandroupoli në Greqinë veriperëndimore, tha se viktimat ishin katër burra dhe dy gra, të gjitha nën moshën 30-vjeç.
Identiteti dhe kombësia e tyre janë të panjohura, megjithëse duket sikur të dy gratë janë nga Afrika, tha Pavlidis për agjencinë e lajmeve AP.
“Trupat e pesë migrantëve u gjetën gjatë fundjavës dhe i gjashti u zbulua më 5 dhjetor”, tha Pavlidis.
Trupat e dy grave u gjetën pranë lumit Marica, i cili shkon përgjatë pjesës më të madhe të kufirit tokësor midis Greqisë dhe Turqisë. Burrat u gjetën në një terren kodrinor, transmeton KosovaPress.
Të gjithë besohet se kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme nga Turqia. Edhe pse shumica e migrantëve nga Turqia për në Greqi përdorin rrugën e detit, në anije të vogla jo të besueshme, shumë prej tyre zgjedhin rrugën tokësore përmes lumit Marica sidomos gjatë natës kur temperaturat në dimër bien nën zero, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














