Lajme
Migrimi në BE, ëndërr e të rinjve kosovarë
Brenda 5 viteve të fundit më shumë se 70 mijë kosovarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së. Trendi për migrim po vazhdon pavarësisht apelit se “s’ka azil për kosovarët”
Migrimi ilegal vazhdon të mbetet njëri nga problemet themelore të institucioneve të Kosovës. Pavarësisht thirrjeve publike dhe spoteve televizive nga liderët politikë, se migrimi është sakrificë që nuk ia vlen, megjithatë ikja nga Kosova po vazhdon në mënyrë të heshtur, madje statistikat flasin për një diskonim të madh për migrim.
Sipas shumë hulumtimeve të zhvilluara nga Organizatat Joqeveritare në Kosovë, numri i të rinjve të cilët dëshirojnë të ikin nga Kosova për një jetë më të mirë, vazhdimisht është në rritje. Madje një vit më parë, sipas një ankete bërë me të rinjtë në Prishtinë, mbi 50 për qind kanë shprehur ambicie për migrim në BE.
Në anketën e fundit të Agjencisë se Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar, ishte thënë se deri në 25 për qind e qytetarëve janë të interesuar të migrojnë apo kanë plane të tilla, raporton REL.
Fadil Maloku është sociolog dhe profesor në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Prishtinës. Ai thotë se arsyet që shtyjnë të rinjtë për migrim, janë papunësia dhe kushtet e vështira ekonomike dhe sociale të shumë familjeve.
“Duke pasur parasysh parametrat ekonomik dhe social në të cilët gjendet Kosova, me një papunësi kaq alarmante me një vizion të paqartë për të ardhmen e tyre dhe familjeve të tyre është e natyrshme që do të rriten ambiciet e njerëzve që të dalin jashtë Kosovës”, thekson Maloku.
Sipas tij, pamundësia e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm, pa viza në zonën evropiane, është edhe një faktor tjetër që ka bërë shumë të rinj të kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit.
“Në një hulumtim që e kemi bërë në shoqatën e sociologëve, del se mbi 70 për qind e të rinjve fare nuk e kanë imazhin se si duken vendet evropiane. Ata kanë informacione që kanë marrë vetëm përmes internetit apo rrjeteve sociale, por në fakt nuk e dinë si është jeta në perëndim apo si jetohet në ato vende”, tregon Maloku.
Në anën tjetër Policia e Kosovës dhe Gjykatat po vazhdojnë luftën për t’i zënë grupet dhe burgosur grupet e kontrabandistëve. N gjashtë-mujorin e parë të këtij viti, në bazë të Kodit Penal, janë të hapura 14 raste për kontrabandim me emigrantë, kurse sa i përket trafikimit me njerëz, janë të hapura 17 raste.
Mirëpo, pavarësisht rreziqeve dhe apelit qeveritar se shtetet e BE-së nuk japin azil për kosovarët, shumë kosovarë po ikin jaht vendit.
Ardian Beha një i ri nga Prishtina, ka thënë se duke parë se kriza ekonomike çdo ditë e më shumë po thellohet në Kosovë do të migronte edhe në mënyrë të paligjshme. “Kushtet më të mira për jetesë janë atje, punësim, rroga më të larta e shumë gjëra të tjera”, shton ai.
Brenda pesë viteve të fundit më shumë se 70 mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërsa vetëm vitin e fundit rreth 20 mijë kosovarë janë regjistruar në listë e azilkërkuesve. Këtë të dhëna janë publikuar me 7 korrik 2014, nga Zyrës Mbështetëse Evropiane për Azil.
Mirëpo, sipas kësaj Zyre evropiane, gjasat që një qytetar i Kosovës të marrë statusin e azilantit në shtetet anëtare të BE-së është zero për qind, pasi që Kosova është një vend i sigurt dhe aplikimi i konventave për mbrojtje ndërkombëtare për qytetarët kosovarë nuk vlen.
Mësohet se gjatë viti 2013 në Kosovë janë kthyer rreth 5100 qytetarë kosovarë, shumicën prej tyre janë kthyer nga shtetet anëtare t BE-së dhe zonës Shengen.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












