Kosova
12.5 për qind më i lartë numri i udhëtarëve në aeroportin ’Adem Jashari’
Sipas zyrtarve kjo ka ndodhur për shkak të investimeve
Këtë vit, në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ numri i udhëtarëve ka shënuar rritje prej 12.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit paraprak, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka bërë të ditur zyrtari për informim në aeroportin ‘Adem Jashari’, Bujar Gashi, në një konferencë për media.
“Nëse e krahasojmë me numrin e udhëtarëve të një viti paraprak, atëherë del që në aeroportin e Prishtinës kemi një rritje prej 12.5 për qind të udhëtarëve. Kjo vjen krejt si rrjedhojë e investimeve të Limak-ut në pajisje moderne dhe me staf profesional”, tha ai.
Në këtë konferencë është folur edhe për temën e akreditimit të aeroportit në nivelin neutral të karbonit, zyrtari për informim Unidon Krasniqi, bëri të ditur se kanë arritur ta zvogëlojnë emetimin e gazrave për 24 për qind.
“Këtë vit kemi arritur që të zvogëlojmë emetimin e gazrave nga pajisjet tona operative për 24 për qind, e si pasojë jemi certifikuar në nivelin e fundit që është niveli plus 3 neutraliteti i programit të akreditimit të karbonit në aeroporte. Ky program është nën këshillin ndërkombëtar të aeroporteve dhe përfaqëson diku rreth 500 aeroporte. Të gjitha këto janë bërë me veprime konkrete nga ana jonë dhe kemi organizuar disa kampanja vetëdijësuese për stafin tonë në mënyrë që të kursehet energjia elektrike dhe shpenzimet e ujit. Përveç kësaj, edhe e kemi bërë zëvendësimin e pajisjeve të teknologjisë informative dhe ato që nevojiten për procesimin e udhëtarëve me pajisjet më të reja, në mënyrë që të zvogëlohen sa më shumë shpenzimet e energjisë. E kemi bërë edhe ndërrimin e pajisjeve të vjetra transportuese në platformën me pajisje më të reja, që operojnë me benzinë e cila është më e favorshm e për mbrojtjen e mjedisin”, tha ai.
Konferenca e zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ u mbajt pas protestës njëorëshe të punëtorëve të aeroportit, të cilët po kërkojnë që kompania t’ua plotësojë kërkesat e tyre si dhe kanë kërkuar që të drejtat e tyre të mos shkelen, siç këta punonjës po pretendojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













