Maqedonia
Maqedonia e Veriut, vend shembull për fqinjësi të mirë
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi dhe një delegacion i deputetëve po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Zvicër. Me këtë rast Xhaferi është takuar me kryetaren e Këshillit Kombëtar Zviceran, Marina Carobbio, njofton Ambasada Zvicerane në Maqedoninë e Veriut.
Carobbio ka përgëzuar Parlamentin e Maqedonisë Veriore për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, si një kontribut për marrëdhëniet e mira fqinjësore (mes shteteve), përcjell albinfo.ch.
Talat Xhaferi po ashtu është takuar me sekretaren e përgjithshme të MPJ të Zvicrës, Marti Lang. Sipas një njoftimi në faqen e Xhaferit, gjatë këtij takimi Marti Lang drejtoi urime për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë dhe shprehu shpresë se ky përfitim historik do të merret parasysh nga ana e BE-së dhe se Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i caktohet data për fillimin e negociatave. Sipas saj, Republika e Maqedonisë së Veriut për momentin është vend shembull për marrëdhënie me fqinjët për zgjidhjen e situatave të vështira dhe se është në rrugë të drejtë për hapjen e negociatave në qershor të vitit 2019.
Xhaferi theksoi se kjo vizitë e tregon interesin e përbashkët për përparim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit.
“Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që marrëdhëniet politike ndërmjet dy shteteve karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim dhe dialog të hapur në nivelin më të lartë. Ai e përshëndeti projektin “Programi për mbështetjen e Parlamentit”, për të cilin u nënshkrua Memorandum ndërmjet Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, të përfaqësuar nga Ambasada e Zvicrës dhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky projekt ka për qëllim të sigurojë funksionim më efikas dhe më inkluziv të Kuvendit, respektivisht, përforcim të përgjithshëm institucional, përparim të funksionit të tij ligjvënës dhe mbikëqyrës dhe mundësim të qasjes përkatëse në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për qytetarët, për organizatat civile, sidomos për grupet e margjinalizuara, nëpërmjet transparencës dhe llogaridhënies së përforcuar”, thuhet tutje në njoftim.
Gjatë kësaj vizite, Xhaferi ishte i shoqëruar nga deputetët Xhevat Ademi, Mira Stojçevska dhe Pavlinçe Çestojnova.

Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














