Bota
Bandat kriminale dëmtojnë shtetin gjerman
Një total prej 14, 225 veprash janë kryer nga bandat e krimit në Nordrhein-Westfalen (NRW) midis 2016 dhe 2018, sipas shifrave të reja të zbuluara të mërkurën, përcjell albinfo.ch.
Është hera e parë që Zyra e Policisë së Shtetit (LKA) dhe Ministria e Brendshme kanë zbuluar shkallën e problemit të bandave kriminale në NRW.
LKA tha se 104 banda janë aktive në shtetin perëndimor gjerman dhe se çdo i treti anëtar është shtetas gjerman, njoftoi gazeta lokale Rheinische Post, përcjell albinfo.ch.
Të njohur në mediat gjermane si “klane”, themeluesit e të cilave u arratisën nga lufta në Liban në vitet 1980, anëtarët e këtyre bandave kriminale thuhet të jenë të përfshirë në disa aktivitete të paligjshme, siç është tregtia e drogës.
Ndërkohë që forma të tjera të krimit të organizuar, si dhe bandat me motorë të Gjermanisë, janë gjithashtu aktive, klanet njihen të jenë veçanërisht të dukshme.
Sipas autoriteteve të sigurisë, ka rreth 6,500 njerëz që u përkasin klaneve në NRW. Sidoqoftë, Thomas Jungbluth, drejtor kryesor në LKA, theksoi se jo të gjithë anëtarët e familjeve kriminale ishin kriminelë, përcjell albinfo.ch.
Një seri bastisjesh kanë ndodhur në gjithë rajonin gjatë muajve të fundit, duke u fokusuar në shisha bare, kafene dhe vende të lojërave të fatit.
Vlen gjithashtu të theksohet se 36 për qind e të dyshuarve janë shtetas gjermanë.
“Ky është brezi që ka lindur këtu“, tha Jungbluth. “Ata janë shumë më agresivë”.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










