Bota
Propozimi: 25 orë pune në javë, 5 ditë nga 5 orë
Ai shtoi se do të rritej efikasiteti dhe nëse punëtorët e kanë të lirë pasdite, do të ishin të motivuar për të punuar ditën e ardhshme
SVP, FDP dhe SGV dëshirojnë të prezantojnë javën e punës 50 orëshe në Zvicër, që përkrahet edhe nga CVP.
Ndërsa, SP kërkon një javë e punës të jetë 35-orëshe me 6 javë pushime dhe të njëjtën pagë, shkruan albinfo.ch.
Shumë pyesin veten se si një ditë pune 7 orëshe do të funksionojë në realitet.
Por, tani ka dal një ide tjetër: një javë pune me 25 orë, pesë orë nga pesë ditë në javë me pagë të njëjtë.
Një kompani e IT-së në Bielefeld të Gjermanisë ka prezantuar këtë propozim me pesë orë ditë pune, nga ora 08:00 deri në orën 13:00, me pagesë të plotë dhe pushime. Kjo do të thotë se nuk kanë punë gjatë fundjavës dhe jashtë orarit.
“Kjo redukton stresin dhe zvogëlon gabimet. Gjithashtu ka më shumë të lirë”, thotë shefi i kompanisë “Rheingans Digital Enabler”, që është i bindur se mund të bëjnë të njëjtën punë me 25 orë në javë.
Ai shtoi se do të rritej efikasiteti dhe nëse punëtorët e kanë të lirë pasdite, do të ishin të motivuar për të punuar ditën e ardhshme, shkruan “conviva-plus.ch”.
Kjo kompani ka nisur punën me këtë orar dhe shefi është shumë i kënaqur. Ai thotë se nuk ka asnjë problem me këtë orar.
Gjithsesi shumë kompani tjera kanë shfaqur dyshime, nëse punët mund të përfundojnë për pesë orë dhe si do të funksionin.
Pesë orë mund të zbatohet vetëm në industri të caktuara. Për infermierët, shoferët e kampionëve, punëtorët e ndërtimtarisë, hotelerisë, etj, vështirë se ky model mund të realizohet.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












