Bota
SHBA shton edhe 30 mijë viza pune
Edhe komuniteti i bizneseve private e ka mbrojtur idenë për shtimin e vizave sezonale
Administrata e Trumpit ka miratuar të shtojë dhe 30 mijë viza pune sezonale për vitin 2019, ka bërë të ditur Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Punës.
Kjo shtesë i bashkëngjitet numrit ekzistues të vizave të vëna në dispozicion për këtë vit.
Viza e punës, e cila lejon punëdhënësit të punësojnë persona të huaj përkohësisht në sektor jo bujqësor, do të jenë në dispozicion vetëm për punëtorët që tashmë kanë marrë statusin H-2B (vizë pune e përkohshme) në tre vitet e fundit fiskal.
Disponueshmëria është gjithashtu e limituar edhe për bizneset që do të vuanin ‘dëme të pariparueshme’ nëse s’do të mund të merrnin punonjës shtesë, ka deklaruar Shërbimi i Nënshtetësisë dhe Emigracionit Amerikan, transmeton ‘Scan’.
Që në muajin mars një grup senatorësh i kërkuan Sigurisë së Shtetit të rriste numrin e vizave mbi kufirin normal duke e çuar atë në 66 mijë persona, përcjell albinfo.ch.
Kërkesat për punonjës sezonalë ishin aq ekstreme këtë vit sa që faqja zyrtare e Ministrisë së Punës pothuajse u bllokua, sipas sekretarit te SSH, Kirstjen Nielsen.
“Shtrëngimi i vazhdueshëm i tregut të punës e garantoi këtë rritje”, shkruan senatorët, të cilët argumentuan se shumë zona të vendit nuk kanë një popullsi në moshë pune, që të plotësojë kërkesën për punë sezonale.
Edhe komuniteti i bizneseve private e ka mbrojtur idenë për shtimin e vizave sezonale.
Megjithatë, avokatët e një politike të ngushtë të emigracionit kanë thënë se këto viza ulin pagat dhe i pengojnë punëtorët amerikanë të gjejnë vende pune.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











