Bota
Shpallen fajtorë 14 të akuzuarit për grusht shteti në Mal të Zi
Një gjykatë në Podgoricë, shpalli fajtorë dhe i dënoi më gjithsej 69 vjet e shtatë muaj heqje lirie 14 persona të akuzuar për një përpjekje për grusht shteti në prag të zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit 2016 në Mal të Zi.
Dy shtetas rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, u dënuan në mungesë me 15, përkatësisht 12 vjet heqje lirie. Ish-shefi i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiç, u dënua me tetë vjet, Predrag Bogiçeviç me 7 vjet, Nemanja Ristiç me 5 vjet heqje lirie, ndërsa dy udhëheqësit e opozitës Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç me nga 5 vjet heqje lirie.
Trupi gjykues i drejtuar nga Suzana Mugosha, dënoi Branka Miliçin me tre vjet heqje lirie, Dragan Maksiçin me një vit e 9 muaj, Milan Dushiç dhe Mihailo Çaxhenoviç u dënuan me nga një vit e 6 muaj dhe Kristina Hristiç u dënua me një vit heqje lirie me kusht.
Gjatë shpalljes së vendimit, kryetarja e trupit gjykues, Suzana Mugosha, tha se “qëllimi i të akuzuarve ishte rrëzimi i dhunshëm i pushtetit në Mal të Zi”.
Podgorica zyrtare ka akuzuar nacionalistët serbë dhe rusë për komplot për të pushtuar parlamentin gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviç dhe për të vendosur një udhëheqje proruse në Mal të Zi.
Dy rusët e dënuar në mungesë, sipas prokurorëve në Mal të Zi, janë oficerë të shërbimit ushtarak rus të zbulimit. Moska hedhur poshtë mundësinë që “mekanizmat shtetërorë rusë”, të kenë qenë të përfshirë në përpjekje për grusht shteti.
Mali i Zi, vendi i vogël në breg të detit Adriatik, u pavarësua në vitin 2006 dhe 11 vjet më pas u bë anëtari i 29-të i NATO-s, duke nxitur zemërimin e Moskës, e cila kundërshton përfshirjen e Ballkanit në aleancën ushtarake perëndimore.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












