CH-Ballkani
Greqi: Refugjatët kërkojnë të hapet kufiri drejt Gjermanisë
(Foto ilustrim)
Greqia iu ka kërkuar qindra refugjatëve, të mbledhur në një fushë afër kufirit verior, që të largohen për në vendbanimet e tyre, përndryshe do të përballen me sanksione.
Disa grupe njerëzish, mes tyre edhe fëmijë të vegjël, janë mbledhur sot në kampin e refugjatëve në Diavata, që ndodhet pranë Maqedonisë Veriore, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Që nga mëngjesi i së martës, më shumë se 100 tenda janë vendosur në atë zonë, pas disa raportimeve në rrjetet sociale se është hapur rruga tokësore dhe se lejohet kalimi qysh nga fillimi i muajit prill.
Ndërkaq, në Athinë, një grup prej 50 refugjatësh, kanë bllokuar një stacion trenash, duke thirrur “hapni kufijtë për në Gjermani”, derisa ka ndërhyrë edhe policia.
Gjatë kohës së qëndrimit të tyre, është pezulluar shërbimi i trenave, dhe ka filluar prapë pasi që refugjatët janë shpërndarë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











