CH-Ballkani
Rama propozon ‘zonën Schengen’ mes vendeve të Ballkanit
Edi Rama ndër të tjera tha se Ballkani Perëndimor duhet të krijojë një zonë të përbashkët “Schengen”, ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm, ashtu siç bëjnë qytetarët e Evropës në zonën e tyre “Schengen”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se kanë arritur një marrëveshje për të krijuar një zonë të përbashkët ekonomike mes të dyja vendeve.
Rama ndër të tjera tha se Ballkani Perëndimor duhet të krijojë një zonë të përbashkët “Schengen”, ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm, ashtu siç bëjnë qytetarët e Evropës në zonën e tyre “Schengen”.
“Kemi nisur një proces me Kosovën, për fat të keq, i keqkuptuar, kur kemi folur për një projekt “Schengen”, por është vetëm zanafilla për ta vazhduar me vendet e tjera të rajonit. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të futen në këtë proces. Kufijtë do të jenë fluid me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, siç është ne Bashkimin Evropian. Që qytetarët të hyjnë e të dalin pa asnjë kontroll në të dyja anët e kufirit”, është shprehur Rama, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Rama vlerësoi momentin aktual si një moment të veçantë kur shkohet drejt pragut të shumëpritur të çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian. “Puna e përbashkët që po bëjmë, shkëmbimi i ekspertizës, përvoja e krijuar dhe e bashkëndarë hap pas hapi na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë”, tha Rama.
Gjatë vizitës Zaev në Republikën e Shqipërisë, ai fillimisht në fjalimin e tij ka falënderuar shtetin mik të Maqedonisë, Shqipërinë e cila e ratifikoi Protokollin me procedurë të shpejtuar.
Ai theksoi se paralelisht të dy shtetet janë fokusuar që muaji qershor i këtij viti është shumë i rëndësishëm për të dy vendet, meqë se presin që të hapin negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.
Ai gjithashtu ka theksuar se nëse të dy vendet respektojnë detyrat e caktuara të BE-së, edhe Bashkimi Evropian nuk do të ngurojë që të hap bisedimet që në qershor.
Zaev gjithashtu ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit, i cili theksoi se e njëjta po implementohet me sukses kanë ngelur vetëm edhe të implementohet në administratë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












