Kosova
Ministri Matoshi nderohet me çmim ndërkombëtar
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka marrë një letër nga Fondacioni Let`s Do It World me seli në Tallinn të Estonisë si anëtar i akredituar në Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP).
Ky fondacion, është si organizator i fushatës së pastrimit të tokës në 158 shtete me mbi 17 milion pjesëmarrës.
Ata kanë ftuar edhe Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Fatmir Matosh, për të marrë pjesë si fitues i çmimit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për këtë fushatë të pastrimit të tokës, ceremoni kjo që do të mbahet në Estoni nga data 24 deri më 27 janar 2019.
Në letrën dërguar ministrit, ky fondacion e vlerëson Ministrin Matoshi si person që ka udhëhequr, organizuar dhe mbështetur aktivitetet e fushatës së pastrimit të Kosovës të datës 15 Shtator 2018 ku pjesëmarrës ishin mbi 195.000 Kosovarë, me çka Kosova është një ndër shtetet më aktive në këtë fushatë botërore, shkruan albinfo.ch
Ministri Matoshi pas pranimit të kësaj shkrese ka falënderuar fondacionin për vlerësimin, këtë çmim ia ka atribuuar gjithë qytetarëve, shoqërisë civile dhe vizionit të shtetit tonë për një mjedis të pastër.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










