CH-Ballkani
Torturohet familja nga Maqedonia, arsyeja e pabesueshme
Dëshmitarët kanë pohuar se maqedonasi gjithashtu ka pasur probleme edhe në kufirin grek
Një familje nga Maqedonia Veriore është nisur për pushime verore në Greqi, me një bagazh gjysmë të zbrazët. Në kolonën para pikës kufitare greke, udhëtarët e tjerë janë habitur se si fëmijët e ulur në karriget e pasme në veturë, këmbët i kanë pasur të lëshuara teposhte deri në dyshemenë e veturës. Para tyre nuk ka pasur as valixhe, as ndonjë shportë dhe as flladitës. Bile edhe gruaja e familjes së pasagjerëve ka qenë ulur me komoditetin më të madh mbi hapësirën e zbrazët para saj.
“Burri nxori diçka nga bagazhi. Në të kishte vetëm dy valixhe dhe një top. Nuk kishte shportë me domate dhe asnjë qese me pjeshkë. Sikur të shkonin për kohë të shkurtër, ka thënë një grua dëshmitare e kolonës”.
Udhëtari i çuditshëm iu bë i dyshimtë nëpunësve doganorë të Maqedonisë, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell Albinfo.ch.
Ata filluan ta kontrollojnë në detaje veturën, sepse menduan se burri po i shfrytëzonte fëmijët dhe gruan si maskë për të trafikuar diçka të vlefshme në Greqi. Por, për çudi të madhe ata nuk gjetën asgjë.
“Në kufi erdhi një veturë e dyshimtë. Një person dyzetvjeçar, me një grua dhe dy fëmijë të moshës 6 dhe 9-vjeçare, pohonin se janë nisur për pushim veror dhjetëditor në Greqi. E kontrolluam personin e dyshimtë, për të cilin nuk gjetëm të dhëna policore. Pas kontrollit të detajuar të veturës, gjithashtu nuk u gjet asgjë e dyshimtë”, komentojnë nga pika kufitare e Bogorodicës.
Dëshmitarët kanë pohuar se maqedonasi gjithashtu ka pasur probleme edhe në kufirin grek. Ndryshe nga automjetet e tjera që kufirin e kaluan shumë shpejt, kjo veturë u ndalua për kontroll më të hollësishëm. Por, përveç rrobave, kostumeve të larjes dhe produkteve të higjienës personale, asgjë tjetër nuk ishte gjetur në veturë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












