Kosova
Përdorimi i teknologjisë si mjet për mobilizim dhe për krijim të vendeve të punës
Në sesionin e dytë të punës me panele, ndërmarrës nga diaspora së bashku me ministrin e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, kanë diskutuar për mobilizimin e diasporës për zhvillim: teknologjinë dhe ndërmarrësinë

Në ditën e tretë të konferencës Diaspora Flet sot janë zhvilluar gjashtë sesione të paneleve të diskutimit, të përbëra prej profesionistëve të diasporës dhe përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës. Në sesionin e dytë të punës me panele, ndërmarrës nga diaspora së bashku me ministrin e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, kanë diskutuar për mobilizimin e diasporës për zhvillim: teknologjinë dhe ndërmarrësinë.
Në këtë panel, përveç ministrit për zhvillim ekonomik, Valdrin Lluka, morën pjesë edhe Flamur Mavraj, drejtor gjeneral i kompanisë Orion, në Norvegji; Monika Farka e cila është themeluese dhe partnere menaxhuese e Dynamics Partners në Shqipëri; Shqipe Buzuku nga LUT Shkolla e Inxhinierisë Industriale dhe Menaxhimit në Finlandë, si dhe Arbër Bullakaj i cili është drejtor gjeneral në A&O Consulting, në Zvicër, njofton Germin në një komunikatë të saj.
Panelistët diskutuan në lidhje me mundësitë që ofron teknologjia për ndërrmarrësit e diasporës për të investuar në atdhe dhe si të përshtaten nevojat e tregut të vendeve ku jetojnë me ofertën e tregut të punës dhe aftësive në vendet amë. Si dhe si të mobilizohet diaspora për rritjen e teknologjisë dhe sipërmarrjes për të ndihmuar Kosovën, shërbimet dhe produktet e ofruara, shkëmbimin e produkteve dhe shërbimeve si dhe për rritjen e këtij shkëmbimi.
Arbër Bullakaj ka filluar punën si kontabilist në një kompani teknologjike me bazë në Zvicër dhe më pas edhe si menaxher financiar në kompani të ndryshme atje. Më vonë ai ka themeluar kompaninë e vet për konsultime duke filluar me konsultime për softuer global. Ai foli për interesa të ndryshme duke filluar nga teknologjia, rëndësia e teknologjisë sidomos ajo globale si mjet për ndërmarrësi. Bullakaj po ashtu u angazhua për gjetjen e mënyrave për të ndihmuar Kosovën përmes teknologjisë. “Nëse një kompani globale mund të hapet në St Gallen, pse të mos bëjmë të njëjtën gjë në Kosovë”, pyeti ai duke thënë tutje se qëllimi i shfrytëzimit të teknolgjisë është krijimi dhe transforimi i një tregu lokal në treg global konkurrues.
Monika Farka, ndërkaq foli edhe për vështirësitë për të mbajtur trurin e të rinjve brenda trojeve shqiptare, si dhe për rëndësinë e krijimit të një rrjeti profesionistësh nga diaspora shqiptare që do të mund të kontribuojnë në Shqipëri dhe Kosovë. “Ndoshta të përqendrohemi në mbajtjen e diasporës si promotor i rëndësishëm dhe ambasadori jashtë vendit…Diaspora mund të kontribuojë në ndryshimin e kulturës; diaspora ka fuqinë për të nxitur një ndryshim në kulturën e qeverisë dhe të bizneseve”, ka thënë ajo.
Shqipe Buzuku, inxhiniere që jeton në Finlandë ndërkaq ka folur për fokusin e saj në identifikimin dhe analizimin e palëve të ndryshme të interesit dhe palëve të përfshira në zgjidhjen e problemeve komplekse. Derisa ka folur edhe për metoda kreative si metoda me qëllim që të zvogëlojë koston dhe kohën në zgjidhjen e problemeve dhe në prodhim. “Duke marrë për bazë që Akademia dhe biznesi janë të ndërlidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe janë të lidhura me informacionin dhe shkëmbimin e informacionit, metoda kreative janë zgjidhet për të prodhuar produkte që zhvillojnë ekonomikën dhe krjojnë zgjidhje të mencura”.
Flamur Mavraj u angazhua më tepër për sfidat të cilat ai i sheh sa i përket resurseve humane në Kosovë për ndërmarrësi, por edhe ndihmën që teknologjia në këtë drejtim ka ofruar dhe mundësitë. “Ka qenë shumë lehtë që të hap një kompani në Kosovë, kam qenë i befasuar pavarësisht besimeve të njohura, që brenda një ore kam arritur të mbledh dokumentacionin dhe të marr licencë për biznes…Dhe pavarësisht problemeve me resurset humane, institucionet tona kanë arritur disi të menaxhojnë përodrimin e teknologjisë për ndërmarrësi”, ka thënë Mavraj.
Në pjesën e dytë, panelit iu bashkua edhe Ministri Valdrin Lluka nga Ministria për Zhvillim Ekonomik, i cili tha se tha se Qeveria po punon për të përmirësuar infrastrukturën e Teknologjisë Informative të Kosovës, në veçanti për shtrirjen më efikase dhe kualitative të internetit. Lluka ka folur edhe për projektin 30-milionësh me Bankën Botërore për instalimin e fibrave optike. Ai tha se ky projekt i cili pritet të përfundojë për 2 vite, 95 për qind e territorit të Kosovës do të jetë i mbulur me fibra optik, u shpreh Lluka.
Ai tutje shtoi se me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës për teknologji janë duke biseduar edhe për krijimin e një “Tech Park-ut”. Sipas Llukës e ardhmja e vendit është fusha e teknologjisë, pasi që ka ndikim edhe në zhvillimin e sektorëve tjerë për një ekonomi të qëndrueshme.
Paneli i diskutimit përfundoi me një bashkëbisedim në mes përfaqësuesve nga diaspora pyetjet e të cilëve i drejtoheshin ministrit Valdrin Lluka, me fokus në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë dhe avancimit të tregut të punës në Kosovë në atë formë që të mos humbet truri dhe potenciali i të rinjve, përfundon komunikata.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri