Shqipëria
Shumica e gazetarëve punojnë pa kontrata
Në 2000 gazetarë, vetëm 1/3 e tyre rezulton pra me kohë të plotë. 2/3 asnjë siguri në punë. Shumica pa kontrata, madje as nuk ka solidaritet të madh midis gazetarëve
Prej pesë vitesh Inspektorati Shtetëror i Punës në Shqipëri nuk ushtron asnjë kontroll në drejtim të kushteve të punës të gazetarëve, ndërkohë që situata në tregun mediatik paraqitet alarmante, në një kohë kur vetëm 42% e gazetarëve kanë kontrata pune.
Shqetësimi u ngrit nga drejtuesit e Komisionit Parlamentar të Medias, gjatë një tryeze mbi “Rregullimin ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve.
“6200 punonjës të medias, 2700 janë gazetarë. Nga këto thuhet që në vitin 2013 vetëm 43.2% kishin kontrata dhe këto kontrata nuk dihet se si janë, janë fazule, të rreme apo të vërteta, marrin përsipër të paguajnë sigurimet shoqërore apo jo dhe situata bëhet e rënduar”, u shpreh nënkryetarja e komisionit, Milva Ekonomi, shkruan ‘Scan’.
“Inspektorati i Punës ka pesë vjet që nuk ushtron kontroll. Në 2000 gazetarë, vetëm 1/3 e tyre rezulton pra me kohë të plotë. 2/3 asnjë siguri në punë. Shumica pa kontrata, madje as nuk ka solidaritet të madh midis gazetarëve. Është pra një situatë që mund ta quaj më pa frikë alarmante”, tha kryetarja e komisionit parlamentar, Albana Vokshi, përcjell albinfo.ch.
Nisur nga kjo situatë, u kërkua rishikim i legjislacionit që mbron gazetarët si dhe fuqizimi i rolit të Inspektoratit Shtetëror të Punës.
“Disa nga ligjet që janë aktualisht të rishikohen apo të zgjerohen me gjëra që janë të rëndësishme për jetën e përditshme të një gazetari. Të shtohet detyra që të ketë edhe më shumë organizata të gazetarëve profesionalistë, që kanë një integritet për të mbrojtur lajmin sepse kjo është shumë e rëndësishme dhe besoj që roli i Inspektoratit të Punë duhet të fuqizohet, sepse fakti që në 5 vjet nuk është bërë asnjë kontroll në kontratat e gazetarëve nuk është një lajm i mirë për shoqërinë shqiptar dhe për më tepër në një moment kur vetë qeveria ka marrë përsipër të luftojë fort informalitetin ”, shtoi Ekonomi.
Edhe përfaqësuesit e inspektoratit pranuan që ka patur vështirësi në drejtim të ushtrimit të kontrolleve, ndërsa u bë me dije se po përgatiten edhe disa propozime për ndryshime ligjore.
Problem mbetet edhe fuqizimi i organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve, ndërsa këta të fundit kërkuan financim edhe përmes buxhetit të shtetit si dhe hodhën idenë e pagesës së kontributeve të sigurimeve për një periudhë kohore nga ana e shtetit, çka do stimulonte deklarimet e sakta të pagave.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











