Kosova
Aeroporti i Frankfurtit (nuk) kërkon punëtorë nga Kosova dhe Shqipëria
Pyetjes përse kërkohen punëtorë pikërisht nga Greqia e Bullgaria dhe jo për shembull nga Kosova, Shqipëria, menaxherja i përgjigjet: “ne po fillojmë me këto vende pasi që, natyrisht e shohim edhe përparësinë evropiane (brenda BE-së) për zgjedhjen e lirë të profesioneve..."
Ditë më parë mediat gjermane publikuan një njoftim sipas të cilit Aeroporti i Frankfurtit, si punëdhënësi më i madh në gjithë Gjermaninë, kërkonte një numër të madh punëtorësh. Edhe mediat në Prishtinë e kanë pëercjellë këtë njoftim, duke vënë në spikamë anën senzacionale, joshëse të tij. Që në titull theksohej se “gjermanët kërkojnë punëtorë, paga vjetore 30 mijë euro plus banesa e paguar” etj.
Por, se e vërteta nuk është kaq joshëse, para së gjithash jo për punëkërkuesit shqiptarë (të cilëve u drejtohej artikulli në fjalë) e tregon një intervistë që dje, më 21 prill e ka botuar deutsche welle, seksioni në gjuhën gjermane me menaxheren e lartë të projektit për rekrutimin e personelit nga jashtë, në kuadër të aeroportit, Kalliopi Megalomidou, shkruan albinfo.ch.
Së pari, është e vërtetë se aeroporti në fjalë tash për shkak se jemi në prag të pushimeve verore dhe për shkak të rritjes së tij, ka mungesë të theksuar punëtorësh dhe është në kërkim të tyre. Por, përshtypja e krijuar se po kërkohet numër i madh i punëtorëve jashtë vendit, nuk nuk përkon shumë me realitetin. Sepse, sipas menaxheres në fjalë, për shumicën dërmuese të vendeve të lira të punës, plotësimi do të shikohet të bëhet nga punëtorët vendës, nga regjioni. Ndërsa “ne konsiderojmë vetëm rreth 5 për qind të punëtorëve do të vijnë nga jashtë, Bëhet fjalë pra për disa qindra veta”, transmeton albinfo.ch. Dhe kur e përmend elementin e jashtëm, ajo ka parasysh në radhë të parë Bullgarinë dhe Greqinë, dy vende anëtare të BE-së.
“Ne, në Bullgari dhe në Greqi kemi pjesëmarrje në aeroportet e atjeshme – në Bullgari në 2 aeroporte ndërsa në Greqi, në 14 sosh – dhe me ta kemi përvoja të mira. Ndërsa tash po shikojmë se si mund të rekrutojmë edhe personelin nga ato vende, për punë në aeroportin e Frankfurtit”.
Pyetjes përse kërkohen punëtorë pikërisht nga Greqia e Bullgaria dhe jo për shembull nga Kosova, Shqipëria ose nga Serbia, Megalomidou i përgjigjet: “ne po fillojmë me këto vende pasi që, natyrisht e shohim edhe përparësinë evropiane (brenda BE-së) për zgjedhjen e lirë të profesioneve dhe këtë duam ta shfrytëzojmë. Por, në parim ne jemi të hapur edhe për vendet tjera.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














