Shqipëria
“Le Figaro”: Veliaj, kryebashkiaku i ri, që po e shndërron Tiranën në qytet evropian
“Kryetari i Tiranës ka nisur një revolucion të vërtetë, duke krijuar parkime me pagesë në të gjithë qytetin. Kundrejt pagesës (100 lekë), shoferi merr një SMS ku informohet se pagesa që ka kryer me telefon do të financojë mbjelljen e një peme në pyllin orbital që do të rrethojë kryeqytetin.
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, Erion Veliaj, rrethohet nga staf i ri, brilant dhe me dëshirën për ta shndërruar Tiranën në një qytet modern dhe të këndshëm për të jetuar”, kështu e nis artikullin e saj gazeta e mirënjohur franceze “Le Figaro”, e cila i ka kushtuar një artikull të veçantë transformimit rrënjësor që ka pësuar kryeqyteti shqiptar në këto tre vite.
“Le Figaro” shkruan se kryebashkiaku i ri ka nisur një revolucion të vërtetë në Tiranë, bashkë me ekipin e tij, që gëlon nga idetë e reja, përcjell albinfo.ch.
Mandej, gazetari i Le Figaro rendit edhe disa prej projekteve të suksesshme të ndryshimit të Tiranës, si sheshi “Skënderbej”, që deri para pak kohësh shërbente si rrethrrotullim makinash, duke iu rikthyer këmbësorëve, apo Pazari i ri, i cili nga një zonë e rrënuar dhe e ndotur, tashmë është një treg tradicional, me kafene nga më modernet, raportojnë mediat shqiptare.
“Erion Veliaj bën pjesë në brezin e shqiptarëve që ishin ende fëmijë gjatë rënies së diktaturës komuniste (1944-1991). Themeluesi i regjimit komunist, Enver Hoxha, mishëronte versionin evropian të diktatorit koreanoverior Kim Il-sung. I diplomuar në universitetet e Britanisë dhe Amerikës, kryetari i Bashkisë së Tiranës rrethohet nga një staf i ri, brilant dhe entuziast, që flet disa gjuhë të huaja. Ekipi i tij gëlon nga ide të reja për ta shndërruar qytetin e një milion banorëve – një e treta e Shqipërisë – në një qytet modern dhe të këndshëm për të jetuar”, shkruan “Le Figaro”.
“Kryetari i Tiranës ka nisur një revolucion të vërtetë, duke krijuar parkime me pagesë në të gjithë qytetin. Kundrejt pagesës (100 lekë), shoferi merr një SMS ku informohet se pagesa që ka kryer me telefon do të financojë mbjelljen e një peme në pyllin orbital që do të rrethojë kryeqytetin. Gjithnjë në ndjekje të shembujve më të mirë të qyteteve të huaja, Erion Veliaj ka krijuar një ndërmarrje të përbashkët me Bashkinë e Veronës, me qëllim administrimin e mbetjeve urbane. Qytetarët e Tiranës mund të sinjalizojnë mosgrumbullimin e tyre në aplikacionin ‘Tirana Ime’, i cili ofron akses në kohë reale edhe në kamerat që monitorojnë trafikun e qytetit”, thuhet tutje.
Megjithatë, një prej krenarive më të mëdha të Erion Veliajt mbetet bashkëjetesa në harmoni e komuniteteve fetare. “Është e vështirë të gjenden kryeqytete në bote që në pak metra katrorë të gjesh një xhami, një kishë ortodokse, një tempull apo bustin e papa Françeskut, i cili vizitoi Tiranën në vitin 2014”.
E-Diaspora
-
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë












