Shqipëria
Vret bashkatdhetarin në Itali për një grua
Sipas hetuese italianë, në orën 04:15 të 26 korrikut 2017, në vendin e quajtur Cavallermagiore brenda një automjeti tip “BMW X3” është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Andrea Lucaj. Viktima ishte në vendin e drejtuesit të mjetit, ndërsa në vendin e pasagjerit ishte Florian Kroni, i plagosur
Gjykata e Tiranës ka lejuar ekstradimin në Itali të 22 vjeçarit Alfred Rrasa, i dyshuar për vrasjen e një shqiptari dhe plagosjen e një tjetri në korrik 2017 në Itali.
Motiv i ngjarjes dyshohet të ketë qenë konflikti për një femër. “ABC News” ka siguruar një kopje të vendimit, ku zbardhet dinamika e krimit si dhe telefonata e fundit e viktimës, përcjell albinfo.ch.
Rrasa do të vendoset në dispozicion të palës italiane, pasi dyshohet të jetë një nga autorët vrasjes së një shqiptari dhe plagosjes së një tjetri në Cuneo, Itali.
Ai u arrestua në janar 2018 në aeroportin e Rinasit të Tiranës, në zbatim të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Cuneso për akuzën e “vrasjes”, “vrasjes së mbetur në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Sipas hetuese italianë, në orën 04:15 të 26 korrikut 2017, në vendin e quajtur Cavallermagiore brenda një automjeti tip “BMW X3” është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Andrea Lucaj. Viktima ishte në vendin e drejtuesit të mjetit, ndërsa në vendin e pasagjerit ishte Florian Kroni, i plagosur.
Nga marrja në pyetje e tij, si edhe analizimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes ka rezultuar se atentati është kryer nga të paktën tre autorë.
Hetimi ka zbuluar se viktima Lucaj dhe i arrestuari Rrasa kishin njohje me njëri-tjetrin. Ditën e ngjarjes ata ishin konfliktuar, pas pretendimeve se Rrasa kishte folur keq për një vajzë. Takimi mes tyre ishte paraprirë nga një telefonatë e tensionuar mes të dyve, që sipas një dëshmitari ishte mbyllur me fjalët “do shihemi për t’u sqaruar”.
Alfred Rrasa rezulton të jetë dënuar dy herë me burg nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2015 për akuzën e “moskallëzimit të krimit” dhe “drejtimit të parregullt të mjetit”, dënime që i ka vuajtur.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











